Përshëndetje Skerdi! Jam një djalë 16 vjeç. Dua të bëj një pyetje për problemin tim. Unë jam në shkollë private dhe kam një shëndet shumë dhe më vjen shumë turp dhe vuaj edhe nga bullizmi madje se të tjerët më vënë në lojë për shëndetin e tepërt që kam. A mund të regjistrohem në palestër? Nëse po, për sa kohë mund të bie nga pasha sepse ma beso që po e vuaj shumë?

 Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje! Ti je në moshën e adoleshencës edhe është tipike e moshës tuaj të vini në lojë dikë qoftë edhe pa arsye. Në rradh të parë ti duhet të biesh nga pesha për të qenë i shëndetshëm. Më e rëndësishme është të shqetësohesh për faktin për të qenë i shëndetshëm se sa për bullizmin e bashkë moshatarëve. Unë ty do të sugjeroja të futeshe në not 2 herë në javë edhe 2 herë në javë në ndonjë ekip të një disipline të arteve marciale. Gjithmonë me qëllimin për të rënë nga pasha. Trajneri i notit dhe ai i arteve marciale në programimin e stërvitjes tënde do ketë parasysh për uljen e peshës tënde. Të sugjerova 2 sporte të ndryshme sepse janë më atraktive si sporte edhe të ndihmojnë ty të jesh prezent në to me dëshirë. 4 herë aktivitet fizik nga ty në 2 muajt e parë janë mësemjaftueshëm, pasi je stërvitur tek të dyja aktivitetet rregullisht pas 2 muajsh ti do bësh 5 herë në javë aktivitet. Do zgjedhësh të shkosh 3 herë në javë tek njëri dhe 2 herë tek tjetri. 3 herë do shkosh aty ku ti ndihesh më mirë dhe të pëlqen. Kjo ishe në lidhje me aktivitetin fizik. Do të sugjeroja në fundjavë të bëje edhe ndonjë xhiro me biçikletë nga liqeni ku të mos zgjasë më shumë se 50 minuta.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *