Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Burri nuk do që të ketë fëmijë me mua!

Përshëndetje. Nuk e di a do ta botoni historinë time, por e vetmja gjë që dua është të shfryj, pasi më duket sikur do të pëlcas nga momenti në moment. Jetoj në shtëpi vetëm me bashkëshortin tim, që më të shumtën e kohës është në punë dhe nuk kam me kë të hapem. Në fakt, edhe nëse ai do të kishte kohë, nuk di a do të mund të hapesha me të, se ai është shumë i ngurtë. Pastaj, ne femrat ndonjëherë duam të bëjmë muhabet femrash dhe vetëm njëra-tjetrën mund ta kuptojmë. Unë, fatkeqësisht, nuk kam motër dhe shoqet më janë larguar qëkur jam martuar, nuk e di se pse… Në fillim vinin të më takonin, po im shoq u rrinte shumë ftohtë dhe si duket, ato e kuptuan se nuk duhet të vinin më. Si të them, burri im nuk është njeri i keq, po nuk do njeri në shtëpi, acarohet sa vjen dikush dhe nuk jep muhabet. Mundësisht shkon nga dhoma tjetër dhe ia fut gjumit. E kush të vjen në shtëpi kur sillesh kështu?

Unë ndihem shumë e vetmuar dhe dhimbja që po kaloj tani, më ka dërrmuar fare. Jam 37 vjeçe dhe nuk kam ende fëmijë… u martova pak e madhe me burrin, se nuk më ecte. Një lidhje pata para këtij dhe me atë isha e fejuar, por ai më la sepse provuam disa herë të bënim fëmijë dhe unë nuk ngela shtatzënë. Ai si duket i tregoi së ëmës se unë nuk po ngelesha shtatzënë dhe ajo ndikoi tek ai që gjërat të ftoheshin aq shumë, sa të më linte. E përjetova shumë keq ndarjen me të, por më shumë përjetova faktin që më dukej vetja si e pavlerë. Mos e provoftë femër në jetë që të mos ngelet dot shtatzënë! S’ka dhimbje më të madhe! Të duket sikur nuk je e zonja për asgjë kur nuk i jep dot një fëmijë burrit tënd dhe kur nuk arrin të bëhesh nënë. Kur u martova me burrin që kam, ai e dinte se unë nuk ngelesha shtatzënë, por nuk e  vrau  mendjen shumë. Ai ka një fëmijë nga martesa e parë dhe kur unë i tregova me zemër të ngrirë për problemin tim, ai jo vetëm nuk u mërzit, por sikur i erdhi mirë. Edhe sot, që unë përpiqem aq shumë të ngelem shtatzënë, ai nuk e vret mendjen shumë. Më duket sikur ndihet i plotësuar me fëmijën e parë dhe mua më do vetëm për t’i shërbyer, për të patur në shtëpi një grua që lan e shpëlan për të…

Juve mund t’ju duket sikur e teproj, por nuk e teproj fare. As e kam ndier ndonjëherë sikur më do. Nuk ma prish për asgjë, por edhe kjo s’më pëlqen. Më duket sikur as që ia ndien për mua… Që po thoja pak më lart, këto kohë po përjetoj një dhimbje tjetër të madhe. Me këmbënguljen time dhe jo shumë me dëshirën e tij, unë arrita të bëja farëzim artificial. Pas shumë e shumë lufte me tim shoq, ai e pa se unë nuk hiqja dorë nga qëllimi im dhe u bind se duhet ta bënim këtë. Shpenzimet ishin shpenzime, po për këtë ai s’e vret shumë mendjen se punon kamionist dhe i kemi lekët me thasë. Ai më shumë nuk donte që ta bënim këtë fëmijë sesa donte, por unë ia nxiva jetën derisa pranoi.

Advertisement

Shkuam në një klinikë këtu në Tiranë dhe mjeku na dha një qind për qind siguri se unë do të mbetesha shtatzënë, madje jo me një fëmijë, por ndoshta edhe me binjakë. Periudha kur prisja të mbaronim me të gjitha procedurat ka qenë periudha më e gjallë e jetës sime qëkur jam martuar. Megjithëse isha si e frikësuar e shumë në akth, mendimi se mund të ngelesha shtatzënë më përfshiu të tërën. Ne nuk i treguam askujt për këtë që po bënim. Prindërit e tij nuk para janë shumë prezentë në jetën tonë, se ata jetojnë jashtë me vëllain tjetër që ka ai, kështu që ata më shumë nuk janë sesa janë. Nga ana tjetër, nëna ime ka vdekur dhe unë kam vetëm një vëlla, por nuk jam shumë e lidhur me nusen e tij. Plus që kisha frikë se mos më merrte mësysh dhe nuk i tregova gjë. Thashë me vete se ishte më mirë të përfundonte kjo punë dhe ata ta merrnin vesh kur të më rritej barku.

Farëzimin e bëmë para 3 muajsh dhe mjeku më tha se kishte shkuar me sukses. Të nesërmen, im shoq duhej të nisej për jashtë shtetit dhe më porositi të mos lodhesha shumë në shtëpi. Nuk desha që ai të ikte aq shpejt sepse isha ende e frikësuar për atë që po ndodhte në trupin tim, por im shoq më tha se nuk mund ta linte punën dhe iku që në katër të mëngjesit. Mund ta merrni vetë me mend se si ndihesha, por edhe mund të mos e kuptoni… nganjëherë mendoj se askush nuk mund ta kuptojë atë që përjetoj. Burri erdhi pas një jave, që unë e kisha kaluar mes frikës e vetmisë. Më dukej sikur po më hanin muret e shtëpisë. E vetmja gjë që më mbante të mos qaja, ishte mendimi se mund të bëhesha me fëmijë dhe atëhere s’do ta çaja më kokën për vetminë. Burri ndenji dy ditë me mua dhe iku prapë… e kështu shkuan ditët, deri kur tre muaj pas farëzimit, unë shkova të bëja kontrollin në klinikë. Burri s’ishjte as atë ditë, kështu që shkova me taksi, por për të zezën time, do të merrja lajmin më të keq që mund të më jepej… Mjeku më tha se trupi im nuk e kishte përballuar shtatzaninë dhe se unë kisha bërë abort spontan… më mirë të më kishte rënë çatia mbi kokë. Më mirë të kisha vdekur. Tani po pres që im shoq të kthehet nga udhëtimi i tij i punës dhe t’i jap lajmin, që për mua është i zi, por që atë ndoshta do ta lumturojë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (4) View Comments (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

10 rregulla të martesës, që NUK duhet t’i zbatoni!

Advertisement