Sapo jane mbyllur xhirimet e filmit “The last coin”(Monedha e fundit) nje realizim shqiptaro-italian me regji te Arsa Gashit. Ky eshte filmi i trete i saj dhe ajo eshte kaq e entuziasmuar qe ka arritur te beje endrren e saj realitet, te sjelle ne jete endrrat qe ka kycur prej kohesh ne sirtare. Ne nje status ne profilin e saj ne facebook Arsa ka shkruar: “Kur isha e vogel enderroja gjithmone se si do realizoja endrrat qe kisha nisur te shihja, sot qe endrrat kane permbytur raftet me rrjedhin lot te ngrohte lumturie sa here shoh te realizuar secilen prej tyre. Çdo here qe Zoti bekon rrugetimin tim, per çdo here i bie ne gjunje duke e falenderuar dhe duke mos kerkuar shpjegimin tek ai per ato qe skam mundur te bej dot. Faleminderit i madhi dhe plotfuqishmi Zot qe edhe nje here ma lumturove ekzistencen duke bere edhe nje enderr te fluturoje jashte sirtarit me te rende te qenies! Faleminderit gjithashtu te gjithe artisteve dhe njerezve te mrekullueshem qe ishin pjese e ketij filmi.
Filmi im i trete
“The Last Coin”
🙏🏻 #efapictures #albanian #production #movie #fairytail #actor #actress#italia #albania #proud #thankyou #god”

Arsa, suksese dhe sa me shume filma te tjere te suksesshem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *