Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Është gjashtë vjeçe dhe ka gurë në tëmth

 

– Vajzës sime, pas disa shqetësimesh që kishte dhe kontrollit mjekësor që i bëmë, i doli se ka gur në tëmth. Çfarë më këshilloni ju si specialiste në këtë fushë? Vajzën e kam të vogël, është 6 vjeçe. A është normale që një fëmijë i kësaj moshe të ketë gurë në tëmth? Faleminderit.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe:Nuk është e çuditshme që edhe fëmijët e kësaj moshe të rezultojnë që kanë gurë në tëmth. Kemi dy lloje gurësh në tëmth: Një lloj gurësh janë pigmentos dhe një lloj tjetër, janë pasojë e yndyrnave të larta në gjak. Në rastin e dytë, kur gurët janë në formë llumi ose më të vegjël se 1 cm., ata mund të tentohet të shkrihen. Mendoj se në rastin tuaj, duhet të vizitoheni dhe t’i bëni analizat vajzës për të gjetur çfarë lloj guri ka, sa e ka madhësinë dhe a ia vlen të fillohet mjekimi. Kur nuk i plotëson kushtet për mjekim, fshikëza e tëmthit mund edhe të hiqet përfundimisht. Megjithatë, ndjekja nga afër me mjekun përkatës i jep zgjidhje problemit të fëmijës suaj. Të shkuara vajzës.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra që duhet t’i dini për divorcin

Next Post

Më kanë dalë puçrra në gjuhë

Advertisement