Enca tashmë është një ndër këngëtaret më të ndjekura dhe më të përfolura të momentit. Që nga bashkëpunimi me Noizyn, ajo pati një arsye më shumë që të përflitej dhe të vihej në qendër të vëmendjes. Bashkëpunimet e tyre vazhdojnë ende, edhe si të ftuar bashkë nëpër koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Fansat e mbështesin Encën pasi u pëlqen zëri i saj, stili i saj në të kënduar, stili në të veshur, por me sa duket, jo vetëm kaq… Atyre duket se u pëlqen ta shohin këngëtaren e tyre të preferuar nudo, pasi këto ditë, i kanë dhuruar Encës një pikturë ku e lënë të duket pothuajse nudo. Enca e ka vlerësuar mundin e tyre dhe e ka postuar në faqen e saj foton në të cilën duket shumë seksi. A do të bëhet realitet ëndrra e fansit që është autori i vizatimit me fantazinë e zhvilluar? Asnjëherë nuk i dihet, ashtu siç e dimë mirë se shpesh, ëndrrat ndodh të bëhen edhe realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *