Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Julian Mustafa: Frymezimin, e gjej brenda vetes!

julian mustafa (1) julian mustafa (2) julian mustafaI dalë nga bankat e shkollës së muzikës, sot ai është një nga këngëtarët më të kërkuar në ambientet ku luhet dhe dëgjohet muzikë live. Talenti i tij është çka spikat dhe e bën një nga zërat më të dashur për publikun. Sot Juliani vjen në një rrëfim shumë personal, për të na treguar rrugëtimin e arritjet e tij në këtë fushë kaq të bukur, por edhe aq të vështirë.

– Julian, kur je ngjitur për herë të parë në skenë dhe çfarë ka ndryshuar që atëherë?
– Hera e parë… ka gjithnjë një herë të parë! Kam qenë 10 vjeç dhe më përzgjodhi mësuesja e muzikës për aktivitetet e shkollës. Një ditë më morën e më vunë në provë me disa këngë dhe direkt u nisëm në një aktivitet me disa shkolla të tjera. U pikasa nga mësuesja e muzikës dhe ajo ishte hera e parë. E vështirë, por e bukur. Kur hipën në skenë që i vogël, ke një shtysë më shumë. Unë vazhdova shkollën për muzikë dhe ndryshimi erdhi hap pas hapi. Ja ku jam tani, duke u marrë me aktivitetete, i ftuar në televizione e nëpër klube ku ende këndoj i angazhuar mirë. Ka ndryshuar gjithçka, hap pas hapi.
– Kënga që të ka bërë të njohur ka qenë balada me titull “Ajo s’kthehet”. E dije qëkur nisi puna, se do të kishe sukses me këtë këngë?
– Si duket, të ka mbetur merak kjo këngë, por nuk është vetëm kjo! Edhe këngët e tjera janë të bukura. Këngë tjetër është edhe “Luje”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku.
– Ndërkohë që edhe kënga që ke në duar është një baladë. Pse je kaq i lidhur me baladat?
– Aktualisht, kam mbaruar xhirimet e kësaj balade. E di çfarë? Kam kohë që u jam rikthyer serenatave dhe kam sjellë, ose më saktë risjellë, një baladë rok për një dashuri të humbur, për një Romeo e Zhulietë të kohëve moderne. Nga fundi i muajit shpresoj ta nxjerr për publikun dhe të godas. Uroj të punoj më shumë në të ardhmen. Kam menduar të nxjerr një album me krijime popullore/folk dhe të formuloj një album të bukur, një përmbledhje të këngëve që kam kënduar ndër vite si edhe të reja. Nga vera, maksimumi deri në shtator, do ta sjell. Kam edhe projekte të tjera, një duet që do të vijë shumë shpejt, netët live vazhdojnë, kështu që…
– Ke më shumë sukses në fusha të ndryshme, tani që je i personazh publik apo ky sukses nuk të ka munguar asnjëherë?
– Fakti që jam bërë personazh i njohur, më ka hapur vërtet shumë dyer. Domosdo që kjo të sjell më shumë sukses. Folku më ka ndihmuar edhe në gëzimet familjare ku kam qenë i ftuar.
– Kur je djalë simpatik dhe këngëtar i mirë, suksesin e ke të garantuar?
– Nëse ti atë që këndon e shpreh me ndjenjë, krijon simpati te njerëzit. Të hysh në botën e tyre, krijon simpati. Të këndosh bukur është sukses i garantuar.
– Sa vështirësi ka një këngëtar të realizojë një këngë “të hajrit”?
– Shumë. Duhen zgjedhur bashkëpunëtorët dhe studioja e duhur. Unë fatmirësisisht i kam gjetur. Barabar Records (Shkëlqim Dule dhe Ervis Caushi) më kanë dhënë shumë mbështetje. Me ta kam punuar 80 për qind të punimeve me tituj “Si Erë e Malit”, “Ç’ishte vallë ajo?”…
– Sa e madhe është dëshira jote për të qenë pjesë e skenave shqiptare?
– Jashtëzakonisht e madhe! Doja të merrja pjesë te Kënga Magjike ose në Festivalin e Këngës në RTSH… Këtë kam ende për ta realizuar, shpresoj, vitin e ardhshëm.
– Për ty, muzika është thjesht muzikë, apo edhe një mënyrë të jetuari?
– Është një kompleksitet shumë i bukur, është shpirt, është botë, është dashuri, është kulturë, i ka të gjitha. Është pjesë pa të cilën unë nuk e shikoj jetën. Është botë!
– Ti këndon edhe në lokalet e natës. Sa emocione të japin shfaqje të tilla?
– Mua më jep emocion kënga, por të kënduarit live është një mrekulli më vete. Të të tregoj diçka… kur nxora këngën “Luje”, djemtë me të cilët po punoja në ambient më kërkuan që ta luanim, edhe pse e kishin dëgjuar vetëm një herë dhe nuk kishim bërë prova. E filluam duke e kënduar me CD, por unë shkova deri te çereku i këngës dhe u thashë “Stop, djema, ndaloni!”. Nuk e këndoja dot. Me aq sa kishin kapur nga notat që kishin dëgjuar, e realizuam live me pak probleme, por ia arritëm. Të kënduarit live është art më vete!
– Çfarë do të ishe tani, nëse nuk do të këndoje?
– Edhe pse s’e kam menduar më parë, them se mund të isha gjithçka tjetër. Ndoshta do të isha një murator i mire (buzëqesh), ndoshta aktor. E dashuroj interpretimin…
– Ku e merr frymëzimin Juljani?
– Frymëzimin e marr kudo, thjesht krijoj.
– Je tip më i dhënë pas ideve të realizueshme apo pas ëndrrave?
– Unë jam njeri që i dua ëndrrat, por ëndrrat dhe idetë lidhen bashkë. Nëse ke ëndrra, ke krijuar një ide. Nëse ke dëshira, ke ide.
– “Kënga është një mënyrë të shprehuri të atij që e këndon”. Pajtohesh me këtë mendim?
– Absolutisht po.
– Të pëlqen të këndosh këngë të këngëtarëve me emër, apo vetëm këngët e tua?
– Dëgjo, këngët e mia më pëlqen t’i këndoj, por kur i dëgjoj në ekrane apo radio, se si më vjen. Ndërsa për këngët që këndoj në ambiente live… kam edhe preferencat e mia.
– Çfarë do të thotë për ty të jesh këngëtar dhe a është e lehtë të jesh këngëtar sot që këngëtarët mbijnë si kërpudha pas shiut?
– Të jesh këngëtar është gjë e madhe. Më mirë të këndoj live derisa të më mbajë zëri, sesa të këndoj me CD. E di sa ka këngëtarë që dalin kështu siç thua, si kërpudha pas shiut? Sa të duash, por janë pseudokëngëtarë! U uroj suksese në atë që kanë nisur. Ç’të them unë?!
– A është Juli dakord me shprehjen “Sa më shumë praktikë, aq më shumë rezultate të mira në muzikë”?
– Duhet të gjurmosh tregun, të dish çfarë do dhe duhet për publikun. Me praktikë, përsosesh.
– Ku janë fokusuar ambiciet e tua? Çfarë do të kemi në të ardhmen nga Juli?
– Para pothuajse një viti, kur realizuam një intervistë tjetër, unë u nisa për një udhëtim të largët në Australi. Kisha kohë pa dalë jashtë vendit dhe gjeta një mikpritje të jashtëzakonshme atje. Kjo më shtyu të dua edhe më shume koncerte jashtë vendit. Tjetra është të eci, të punoj dhe të kem sukses me djersën e ballit, jo me mashtrim, por duke i treguar publikut se kush është Julian Mustafa, kush është tjetri e tjetri me radhë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, miq, kolegë, të afërm. Uroj të më qëndrojnë gjithmonë afër, ashtu si unë atyre. Në të ardhmen, kam ambicien për të sjellë shumë projekte të bukura për publikun…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Donald Shqalshi: Dua të gjej më të mirën!

Next Post

Njoftime nga Vajzat...

Advertisement