Më kap dorën

– Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr një person që gjithmonë ma shtrëngon dorën? Sa herë që e shoh, sikur do të më thotë diçka, por përsëri dorëzohet. Shkon e vjen dhe sa herë që afrohet, më kap dorën. Pres parashikimin tuaj. Faleminderit. – Një ëndërr e tillë tregon që keni diçka për të thënë, por diçka ju pengon që të shpreheni lirshëm. Çfarëdo që të jetë, më mirë të shpreheni me këdo që e keni mendje, sesa ta mbani përbrenda dhe të shikoni ëndrra të tilla. Mendimet e pashprehura të cilat janë të nevojshme të thuhen, mbeten gjithnjë peng. Nëse është diçka për t’u thënë, duhet ta bëni tani sepse sa më vonë të shkojë, aq më të vështirë do ta keni.

Gjyshja

– Kam parë në ëndërr gjyshen time të vdekur. Kam 3 net që e shoh vazhdimisht në ëndërr, unë sikur vallëzoj e kërcej dhe qesh. Kur shkoj tek ajo, më thotë: “Pse më le në vetmi?”. Unë e përqafoj fort e ajo, po ashtu. Ju lutem, pres një shpjegim. Faleminderit. – Të shohësh gjyshërit në ëndërr, aq më tepër kur nuk jetojnë, është një shenjë që tregon se keni nevojë për mbrojtje, për shumë dashuri dhe nëse ju thonë ndonjë këshillë, është mirë t’i mbani mend dhe t’i zbatoni. Në rastin tuaj, përveç pjesës që sapo ju shpjeguam, ëndrra tregon edhe mallin që keni për gjyshen dhe ju paralajmëron të bëni kujdes me shëndetin tuaj. Mos lini pas dore qoftë edhe problemin më të vogël sikur t’ju shfaqet në lidhje me shëndetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *