Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Risitë e Vipave në seks

 

Zholi nuk bën dot seks me Bred Pitin!

 

Advertisement

Këtë muaj do të futemi në shtratin e Bred Pitit dhe Anxhelina Zholisë, do të ndjehemi pak më të sigurt për performancat tona seksuale dhe do të shohim emotikonin e parë me formën e prezervativit…

 

  1. Çifti Branxhelina në shtrat

Ka lloj-lloj thashethemesh që qarkullojnë për çiftin Bred Pit dhe Anxhelina Zholi, si për shembull për dhomën e tyre të fshehtë me objekte sadomazokiste, apo për ujëvarën me ujë të ngrohtë, në të cilën ata takohen shpesh. Kohët e fundit ata janë intervistuar për filmin e tyre të përbashkët. Ky është filmi i tyre i parë pas “Zoti dhe Zonja Smith” e, ndër të tjera, ata kanë treguar për bezdinë e realizimit të skenave të seksit bashkë. «Nuk ka gjë më të çuditshme se të jesh lakuriq në banjo me një iPad në dorë, ndërkohë që yt shoq ndodhet te pragu i derës dhe ti i kërkon (si regjisore) të vijë të bëni dashuri bashkë. Dhe kjo, në sytë e shumë personave dhe kamerave», ka rrëfyer aktorja-regjisore në intervistë. Nga ana tjetër, fakti që ishte edhe regjisore i ka ndërlikuar gjërat: «Unë nuk mund të dilja nga banjoja kur të doja, për të parë monitorët, sepse isha lakuriq. Ne jemi artistë dhe duam të jemi të lirë, por për Bredin, unë jam e shoqja dhe detyra e tij është të më mbulojë». Pastaj ajo ka shtuar: «Skenat e seksit ishin gjithsesi të çuditshme. Si mund t’i xhirosh ato me dikë me të cilin bën vërtet dashuri? Mënyra e vetme për t’ia dalë mbanë është të diskutosh për to, t’i thuash vetes se kjo është vërtet absurde dhe të bësh ç‘është e mundur që asnjë të mos ndjehet i bezdisur. Unë kam bërë skena seksi edhe më parë, por ishin ndryshe. U uroj të gjitha grave ta provojnë këtë eksperiencë».

Por cilat skena ishin edhe më të vështira se ato të dashurisë me burrin e saj aktor? Ato topless, sidomos pas heqjes së të dy gjinjve. «Operacionet na lejojnë të ndjehemi përsëri femra. Jam e kënaqur që i realizova ato, pasi shpresoj t’u shërbejë të gjitha atyre që ndjehen në siklet me trupin e tyre”.

 

  1. Kim-seksi

Është tendenca më e re, mjaft shqetësuese, e momentit. Është bashkim i fjalëve «kimikate» e «seks» dhe do të thotë: të bësh dashuri nën efektin e substancave kimike, pra, drogave. Këto janë të llojeve të ndryshme, sidomos GHB (acidi gama hidroksibutirik), crystal meth (metamfetaminë) dhe MDMA (derivat i së dytës). Problemi është se përdorimi i tyre gjatë seksit shton rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe përdhunimeve. Megjithëse shifrat janë ende të ulëta (në SHBA, për shembull, 1% e gjimnazistëve kanë përdorur GHB), ky përsëri është një fenomen shqetësues, i cili shpresojmë të mos përhapet në masë.

 

  1. Seks një herë në javë

Një tjetër studim hedh më shumë dritë në sjelljet tona seksuale, për të na bërë të ndjehemi pak më të sigurt. Kështu, pas studimit që konfirmonte se seksi zgjat vetëm disa minuta, një studim i realizuar me 30 mijë amerikanë (që janë në çift), publikuar në revistën “Social Psychological and Personality Science” (Psikologjia shoqërore dhe shkenca e personalitetit), ka treguar se një raport seksual në javë është i mjaftueshëm për të kënaqur çiftet heteroseksuale, të martuar, ose të lidhur prej shumë kohësh.

«Bërja e shpeshtë e seksit është lidhur gjithmonë me një lumturi të madhe, por është provuar se lumturia është pak a shumë njësoj edhe kur çiftet bëjnë dashuri një herë në javë», ka thënë doktoresha Emi Muiz, psikologe e universitetit të Torontos. «Përfundimet tona tregojnë se është e rëndësishme të kesh një lidhje intime me partnerin, por për këtë, nuk është nevoja të bëni dashuri çdo ditë», ka shtuar ajo. Autorja e studimit saktëson gjithashtu se nuk duhet të bësh patjetër seks një herë në javë për të qenë i lumtur: «Në realitet, nuk ka asnjë lidhje mes shpeshtësisë së raporteve seksuale dhe mirëqenies së personave beqarë», ka theksuar psikologia.

 

  1. Arti i masturbimit

Një pjesëtar i komunitetit të rrjetit shoqëror Reddit, i quajtur Karl Rajker, ka ndarë me të tjerët në linjë një video ku përshkruhet historiku i… masturbimit të tij. Ai e quan veten ithtar fanatik të masturbimit, që nuk ia ka zili as “Don Xhon”-it, filmit të regjisorit Xhozef Gordon-Levit, ku aktori është i varur nga pornoja. Në videon e tij mësojmë se, në 6 muaj masturbim, ai ka parë video porno vetëm në 10.7% të rasteve dhe se e premtja ishte dita e tij më e mirë… Nëse jeni kureshtarë, ju lëmë ta zbuloni vetë këtë studim të çuditshëm mbi veten, por nuk jemi të sigurt se do të nxirrni ndonjë mësim prej tij.

 

  1. Durex-i nxjerr emotikonin e parë në formën e një prezervativi

Meqë është e rëndësishme të përdoret prezervativi dhe meqë është përdorur tashmë gjerësisht emotikoni gisht, patëllxhan dhe misër për të treguar aktin seksual në një sms, firma Durex ka deklaruar se do të krijojë, më në fund, një emotikon të denjë për një jetë seksuale pa viruse dhe pa shtatzani të padëshiruara. Durex-i pra ka vendosur të publikojë emotikonin prezervativ më 1 dhjetor, që është Dita ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Askush nuk e deshi nusen time!

Next Post

Amarda Arkaxhiu: Më pëlqen të jem në lëvizje...

Advertisement