Më quajnë Ana dhe historia ose mëkati im, le të themi, ndoshta do të lërë shije jo të mirë te shumë lexues, por unë përsëri do ta tregoj.

Ndoshta në këtë mënyrë dikush mund të fillojë të mësojë nga kjo histori që të mos i ndodhë e njëjta gjë.

Kisha 6 vjet martesë me personin që kisha zgjedhur vetë në jetë.

U dashuruam që në universitet, por nuk e kisha menduar kurrë se një ditë unë do të isha për tim shoq një femër e ftohtë dhe pa pikë vlere. Dy vitet e para, për atë isha femra më e dashur, më e bukur dhe më seksi. Sapo u bëra me fëmijë, edhe pse i ruajta linjat e mia si më parë, marrëdhënia jonë ndryshoi shumë. Burri im nuk ishte më i njëjti, nuk më donte ashtu siç duhet një grua dhe, për më tepër, tregonte një mungesë totale respekti ndaj meje. Kishim shumë probleme, sidomos në krevat. Ai nuk pranonte të bënte dashuri me mua duke u justifikuar se unë nuk isha e mirë në krevat, ndërkohë që deri dje, isha femra më e nxehtë për të. Gjendja u bë aq e rëndë sa fillova ta besoja edhe unë se kishte diçka që nuk shkonte me mua, që ai nuk ndihej i kënaqur në marrëdhëniet tona seksuale. Ai arriti deri aty sa filloi të më tradhtonte dhe nëse unë reagoja shumë keq për sjelljen e tij, menjëherë ma vinte fajin mua. E të mendosh që sajoja lloj-lloj mbrëmjesh romantike vetëm e vetëm që të isha femra sensuale e seksi, ashtu siç dëshironte ai. Kishte netë që vija e rraskapitur nga puna, bëja darkën shpejt e shpejt, vija ne gjumë çunin dhe filloja të bëhesha gati për tim shoq, pa u çlodhur fare. Vishja veshjet më seksi që kisha, praktikoja me të lloj-lloj stilesh vetëm e vetëm që ai të ndihej shumë mirë me mua. Ndonjëherë bëja edhe si kurvë, vetëm e vetëm që ai të kënaqej në krevat me mua. Sillesha në atë mënyrë sa më vinte ndonjëherë pështirë me veten sepse isha gati të bëja gjithçka që im shoq të ndihej i plotësuar në atë anë. Doja të rizgjoja ato emocione që kishim vite që i kishim humbur, por gjithçka që bëja ishte e kotë; atij nuk i zgjohej asnjë lloj emocioni nga unë. Ndihesha me të vërtetë shumë keq sepse arriti deri aty sa më tha që isha kot fare, që isha femër e ftohtë dhe që nuk i lëvizte asnjë lloj nervi në trup edhe nëse rrija gjithë ditën e zhveshur para tij. Më thoshte lloj-lloj fjalësh ofenduese që më bënin të ndihesha femra më e shëmtuar në botë dhe aspak tërheqëse. Nuk e keni idenë sa e rëndë është burri yt, ai që do më shumë, të thotë se je femra më kot, pa vlera, e shëmtuar dhe aspak tërheqëse për të. Fillova të kisha probleme me veten, qaja gjithë ditën dhe e lashë veten pas dore në të gjitha drejtimet. Ndihesha e ulët dhe e pranova me veten se faji qëndronte tek unë sepse kështu ma kishte mbushur mendjen im shoq. Nuk arrija dot t’i besoja fjalët ofenduese që dëgjoja nga ai. Shpesh më thoshte që edhe i neveritesha në krevat. U dobësova shumë, nuk haja, nuk dilja më për kafe me shoqet, vetëm punoja dhe u mbylla në shtëpi. Këtë gjë e vunë re edhe miqtë e mi më të ngushtë që ishin çift edhe ata. Një ditë ata më morën me zor në kafe dhe më detyruan të hapesha. Kur ua tregova të vërtetën, ngelën të shokuar. Ndenjëm bashkë disa orë, duke biseduar. Nga biseda me ta kuptova që përveçse e kisha lënë tim shoq të më shkelte me këmbë, këtë gjë ia kisha bërë edhe vetes sime. E tmerrshme, si kisha arritur në këtë gjendje?! Edhe sikur të ishte e vërtetë ajo që pohonte im shoq, nuk ishte aspak e drejtë që ai të më ulte në këtë mënyrë dhe të më tradhtonte kaq hapurazi, duke më fajësuar mua. U ndërgjegjësova që e kisha toleruar shumë në të gjitha drejtimet dhe se ai, gjithë këtë e kishte bërë vetëm e vetëm që të rrinte vetë i lirë dhe të tradhtonte kur t’i donte qejfi, duke ma hedhur fajin mua për këtë gjë. Im shoq ishte tip shumë posesiv, mendjemadh dhe egoist. Ai, bënte ç’bënte e sillej në atë mënyrë që të të bënte të ndiheshe fajtore edhe kur nuk ishe. Këtë gjë e kisha vënë re qëkur ishim të dashuruar, por në atë kohë nuk i dhashë shumë rëndësi sepse nuk kishim këto probleme që kishim tani. Me ndihmën e miqve të mi dhe të reflektimit, më lindën disa ide në kokë. Unë udhëtoja shpesh jashtë për shkak të punës dhe në atë kohë, do të shkonim në Itali. Zakonisht, në çdo udhëtim që kam bërë, e kam marrë burrin tim me vete. Edhe sikur të mos doja unë, ai do vinte se s’bën, gjoja për të më shoqëruar mua, por në fakt vinte sepse i pëlqente shumë të bënte si lider dhe të dukej si personi më i zgjuar mes shoqërisë sime. Kisha një plan në kokë, edhe pse e dija që kështu, mund të merrte fund marrëdhënia jonë. Isha lodhur tashmë dhe ndoshta do të qe më mirë kështu. Pasi shkuam në Itali, dolëm xhiro si gjithmonë me tim shoq. E çova në një bar ku kisha shkuar një herë vetëm me shoqërinë time dhe u argëtuam shumë. Në atë bar vinin shumë burra simpatikë e kjo gjë më kishte rënë shpesh në sy në atë vend. Edhe një nga mikeshat e mia më të ngushta që ishte italiane më kishte folur shumë për këtë vend. U ulem në tavolinë dhe aty filloi plani im, i cili jam e sigurtë që mund t’ju duket i pabesueshëm, por ju betohem që ka ndodhur vërtet. I kisha marrë parasysh të gjitha rreziqet. Atë ditë isha rikthyer në origjinë, si i thonë. Ksha veshur një fustan të kuq, u bëra shumë seksi dhe kisha filluar ta mbaja sërish veten, siç isha realisht, por kjo gjë, si gjithmonë, tim shoqi s’i kishte rënë në sy aspak. Për atë tashmë isha një hiç dhe fare e padukshme. Në një moment, i thashë tim shoqi:

– Më shkon ky fustan?

Ai qeshi dhe më tha se unë, e shëmtuar do të mbetesha, edhe sikur të gjithë arin e botës të kisha veshur. Atëhere i thashë:

– A e di çfarë do bëjmë? Do vëmë bast që unë do të bëj për vete një burrë në këtë lokal. Do ta gjej një burrë që do t’i dukem tërheqëse e seksi dhe në darkë do ta sjell te hoteli ku qëndrojmë bashkë.

Ai vazhdoi të qeshte, me atë ironinë e tij të zakonshme:

– Çfarë thua moj Ana? Ti je shumë larg femrës seksi. Kush është ai burrë që ta var ty, moj aman? Tani po që ma mbushe mendjen! Përpiqu, por lodhesh kot, se s’ke për të gjetur gjë, ke mbaruar si femër.

E acaruar nga reagimi i tij qesharak, i thashë: – Me të vërtetë e ke këtë që thua? Atëhere më shiko, ama mos bëj as tentativen më të vogël që të më ndalosh apo të bësh ndonjë skenë prej burri xheloz.

Përgjigjja ime mori sërish të qeshurat e tij, të cilat tregonin fare qartë që ai nuk bëhej xheloz për mua dhe i qëndronte mendimit të tij që mua s’ma varte njeri. Përballë tavolinës tonë ishin dy meshkuj shumë simpatikë, që i kisha vënë re qëkur hyra. Edhe pse isha shumë keq shpirtërisht dhe gati për të qarë, u ngrita nga tavolina dhe shkova drejt tyre. U ula në mesin e tyre, gjithmonë duke u kërkuar me xhentilesë nëse mund të ulesha me ata. Italianët, me atë sjelljen e tyre tipike, shumë të dashur, më mirëpritën me buzëqeshje shumë dashamirëse. Në moment, u ndjeva tjetër njeri sepse vura re interesin që treguan për mua.

– Ju kërkoj falje që po ju shqetësoj, por sapo u zura me tim shoq dhe kisha nevojë për shoqëri tjetër…

Njëri nga ata m’u drejtua: – Po burri juaj, është këtu?

– Po, sigurisht, është ai që qesh me ironi në fund të sallonit dhe që po na shikon. Dua ta ndëshkoj në mënyrën si më ka lënduar ai mua.

– Po si do ta ndëshkosh? – më pyeti njëri prej tyre.

U drejtova nga personi që foli dhe që quhej Serxhio, duke i buzëqeshur shumë ëmbëlsisht e duke u përkulur, për të nxjerrë në pah dekoltenë time: – Varet nga ju, nëse do të më mbështesni.

Të dy u habitën nga përgjigjja ime, ndërsa unë fillova të ndihesha si budallaqe dhe e përdalë, ama inati dhe dëshira për hakmarrje ndaj tim shoqi, më bëri të dilja nga vetja dhe të vazhdoja lojën. U tregova që për tim shoq unë isha një femër e ftohtë dhe aspak tërheqëse. Vazhdova rrëfimin me pak fjalë, duke ua përshkruar se sa rëndë më kishte ofenduar, duke më thënë se nuk isha e aftë të tërhiqja një mashkull. Të dy burrat, pasi më dëgjuan me vëmendje, m’u drejtuan me sinqeritetin më të madh, që u lexohej në sy:

– Po ju jeni një grua shumë e bukur! Si ka mundësi që ai sillet në këtë mënyrë me ju? Ai qenka i verbër! Na thuaj Ana, çfarë mund të bëjmë për ty?

– Dua të di, pa ju ardhur keq për mua, nëse jam vërtet tërheqëse për ju. Harrojeni tim shoq dhe silluni me mua ashtu siç e ndjeni!

Në ato momente doja të vija vërtet në provë sensualitetin tim, doja të provoja nëse isha e aftë të tërhiqja një burrë. Tashmë, përveç hakmarrjes, doja edhe t’i provoja vetes që im shoq nuk kishte të drejtë. Kisha nevoja të rifitoja besimin në vetvete. Ashtu siç isha, në mesin e tyre, e zgjata dorën në mes të këmbëve të njërit prej italianëve, ndërsa dorën tjetër ma mori italiani tjetër, që ma puthi dhe ma mbante të shtrënguar. Ndërsa bëja muhabet, ata më përkëdhelnin dhe më bënin komplimente, të cilat i kisha harruar prej kohësh. Fillova të ndihesha që isha femër dhe fjalët e tyre përkëdhelëse më bënin të ndihesha shumë mirë, ndërsa im shoq tashmë nuk po qeshte më, por kishte filluar të nervozohej.

Kur e vuri re që biseda jonë po shkonte shumë mirë, atij nuk po i besohej që unë arrita në atë stad. Unë bëja indiferenten ndaj tij, vetëm i jepja ndonjë shikim duke qeshur dhe në mënyrë sensuale. Atij i kishte ikur gjaku nga fytyra dhe ishte bërë dyll i verdhë, ndërsa dy italianët më kërkuan që t’i shoqëroja te shtëpia e njërit prej tyre. Edhe pse nuk dëshiroja ta bëja këtë, tashmë isha në lojë dhe nuk mund të tërhiqesha. Doja vërtet t’i jepja një mësim të mirë tim shoqi. Doja që ai të lëpinte atë çfarë kishte pështyrë dhe të kuptonte se çfarë do të thotë ta ofendosh partnerin tënd e për më tepër, ta tradhtosh ashtu, hapur fare. U ngrita nga tavolina dhe u drejtuam për të dalë jashtë. Në ato momente, im shoq u ngrit, më kapi për krahu me forcë dhe m’u drejtua me një ton shumë të ashpër duke më thënë që të hiqja dorë nga ajo lojë e pisët që kisha nisur. Duke i rikujtuar fjalët ofenduese që më kishte thënë herë pas here, u largova nga ai pa i thënë asnjë fjalë. Doja t’ia bëja të ditur që unë isha e aftë të fitoja edhe një burrë tjetër, por nuk kam dashur ta bëj sepse e doja tim shoq. Ja që ai nuk më lejoi t’i falja dashuri, përkundrazi, më injoronte në të gjitha drejtimet. Në këtë rrugë më kishte çuar me duart e tij…

Hipa në makinë me dy miqtë italianë dhe u drejtuam për te shtëpia e njërit prej tyre. Pas nesh, vura re që im shoq doli me një shpejtësi skëterrë dhe mori një taksi duke na ndjekur, por italianët më siguruan që ai s’mund të më bënte më asgjë. Ndërsa po udhëtoja me dy të panjohurit, fillova të kisha frikë dhe u vura shumë në siklet. Ata e kuptuan këtë gjë dhe më përqafuan duke më siguruar se pa pëlqimin tim nuk do të ndodhte asgjë. Qava me dënesë në supet e tyre, sepse fillova të ndihesha shumë keq dhe fajtore për këtë që po bëja. Dhe kjo, për faj të tim shoqi, sepse të paktën nuk duhej të më ofendonte siç më kishte ofenduar gjithnjë, duke më bërë të ndihesha njeri kot dhe pa asnjë çikë feminilitet. Megjithatë, e kalova atë situatë krize me ndihmën e miqve italianë. Shkuam në shtëpi dhe ata krijuan një atmosferë shumë të ngrohtë. Tashmë e kisha harruar hakmarrjen ndaj tim shoqi, por doja të provoja deri në fund atë çfarë ju thashë më sipër, nëse isha përsëri joshëse për një mashkull. Ata më ofruan verë të kuqe dhe unë erdha pak në qejf, edhe në sajë të përkujdesjes, përkëdheljeve e fjalëve të tyre të ngrohta. Sipas tyre, unë isha një femër shumë seksi, kisha një trup të bukur dhe tërheqës. Papritur, u putha me njërin nga ata, ndërkohë që tjetri po më puthte supet. Të dy së bashku filluan të më puthnin nga koka gjer te këmbët, derisa arritëm në marrëdhënie intime. Ata më mësuan të çlirohesha dhe të ndihesha femra më seksi dhe joshëse në botë. Një burrë e kisha imagjinuar se mund ta tërhiqja, por që të bëja dashuri me dy burra njëherësh, s’e kisha menduar kurrë. Ja që arrita edhe në këtë pikë…

Në fillim, kur mbaruam, u ndjeva shumë keq, por më pas e kalova shpejt sepse në fund të fundit, në njëfarë mënyre, kisha vënë bast edhe me veten. Pas disa orësh, ata më përcollën në hotelin ku po rrija me burrin tim. U ngjita lart dhe e gjeta tim shoq të bërë tapë. Pa u futur brenda, ai më tërhoqi zvarrë dhe gati sa nuk më mbyti, por nga ana tjetër, qante me dënesë duke e pranuar që ishte faji i tij. Edhe unë, ashtu e përlotur siç isha, i tregova fill e për pe çfarë kishte ndodhur dhe i thashë se nuk isha penduar aspak. Nuk dua t’jua përshkruaj me hollësi debatet pa fund që bëmë ato ditë, por di t’ju them se im shoq u përpoq të më përdhunonte sepse tashmë kisha filluar t’i dukesha tërheqëse. Duhet të bëja si kurvat që të bëhesha sërish tërheqëse për tim shoq! E tmerrshme! Nuk arrija dot ta besoja… Ai pinte dhe më thoshte se do të më vriste për këtë që i kisha bërë. Kur erdhëm në Shqipëri, i kërkova divorcin; nuk e shikoja dot më. Tashmë nuk e doja unë më atë person. Për mua s’kishte më asnjë vlerë as ajo çfarë kishte ndodhur në Itali. Ai më kërkoi që të mos ndaheshim, por e dija se do të ma përmendte gjithmonë këtë episod. Pastaj, ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron, kot s’e kanë thënë këtë shprehje. Vërtet im shoq bënte si i tërbuar pas meje, por kjo sepse e pa që unë isha e aftë të tërhiqja jo një burrë, por dy burra njëherësh. Si duket, tim shoqi i pëlqenin femrat që flirtonin edhe me burra të tjerë, por për mua, aty mori fund, nuk doja ta shikoja më me sy, ishte një person pa karakter që të shtynte me duart e tij drejt pisllëqeve sepse i tillë ishte.

Unë kam shkëmbyer numrat e telefonit me njërin nga ata italianët dhe sot e kësaj dite, që kanë kaluar disa muaj, ai më telefonon vazhdimisht dhe më ka propozuar për martesë, pavarësisht asaj çfarë ndodhi, por tani për tani unë mendoj vetëm për djalin tim, që ta rris me parime të shëndosha familjare dhe të ketë respekt për femrat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *