Nëse je e pakënaqur me format e trupit tënd

apo me përmasat e tij dhe mendon se nuk ka gjë

që të të ndihmojë për të fshehur difektet që ke, e ke gabim.

Stilistja jonë Afërdita Shehi do të t’ju tregojë disa mënyra që mund të ndihmojnë çdokënd të duket më mirë, pavarësisht trupit të tij. Ndiq 10 këshillat e saj për t’u dukur sa më elegante dhe e hollë…

1. Vish rroba njëngjyrëshe

Nëse vesh rroba me të njëjtën ngjyrë, nga supet te këmbët, do të krijohet iluzioni i një linje të gjatë, të pandërprerë. Kjo të bën të dukesh më e dobët dhe minimizon tiparet individuale. Zgjidh ngjyra neutrale: E zezë, ngjyrë qumështi, bezhë, kafe e errët.

2. Zgjidh rroba në masën tënde

Çdo gjë që është shumë e madhe (për shembull, një bluzë e gjerë) ose shumë e vogël (për shembull, bluza me rripa dhe të ngushta) do të të bëjnë të dukesh më e shëndoshë nga ç’je. Nuk do t’ia hedhësh askujt duke veshur rroba me një masë më të vogël ose të gjera. Bli veshje që janë në masën tënde.

3. Mos vish rroba ngjitur pas trupit

Coha e rrobave të tua duhet të mbështjellë gjithë trupin, jo ta shtrëngojë atë, që të dalin në pah tulet dhe rrathët. Një shembull janë cohat elastike, të cilat vërtet hapen, por të nxjerrin në pah defektet.

4. Pantallonat e përkryera

Pantallonat më të mira janë ato që mbërthehen anash (zinxhiri dhe kopsat shtojnë vëllimin e barkut) me shtrat të ulët (rreth 2 cm poshtë kërthizës, jo shumë poshtë)  dhe me zgjerim të lehtë në pjesën e shtratit (për të balancuar gjerësinë e ijeve).

5. Fundi i përkryer

Një fund pak veref (ose në formë A-je) i shkon kujtdo, bile ai ofron një lloj kamoflazhi për të pasmet e mëdha ose barkun e fryrë. Gjatësinë mbaje deri te gjuri, që këmbët të duken sa më mirë.

6. Bluza e përkryer

Bluzat me jakë V ose golfet me mëngë të gjata, u shkojnë pothuajse të gjithave, sepse tërheqin vëmendjen e syrit lart. Ato e bëjnë bustin tënd të duket më i gjatë dhe më i hollë.

7. Kostumi i përkryer

Zgjidh një xhaketë me vata (sfungjerë të vegjël te supet), që të dalë në pah forma e supeve (jo shumë të mëdha, sa të dukesh si kremastar), me prerje në bel, që të duken format femërore (ose rrip) e pantallona që janë të ngushta në bel dhe që vijnë lehtësisht duke u zgjeruar poshtë.

8. Kujdes të brendshmet

Vijat e tyre nuk duhet të bien në sy, sepse do të sabotonin linjën tuaj të lëmuar. Zgjidh sutjena prej mëndafshi dhe mbathje pa qepje, që të mos duken nën rroba.

9. Madhësia është e rëndësishme

Sigurohu që aksesorët të përshtaten me pamjen tënde të përgjithshme. Një çantë shumë e vogël ose një palë vathë të stërmëdhenj, mund të prishin gjithë lukun. Çanta, buzhuteritë dhe këpucët, duhet të përshtaten në ngjyrë dhe material me atë që ke veshur (si edhe të jenë në përpjestim me trupin tënd).

10. Kërko ndihmën e një profesionisti

Kur vjen puna te një veshje e cilësisë së lartë, si një xhaketë ose një kostum, asgjë nuk e zëvendëson punën e një rrobaqepësi të mirë dhe me përvojë. Kombinoje me gjëra të ndryshme dhe do t’i veshësh për vite me radhë.

Image result for si te dukesh me e holle
Image result for si te dukesh me e holle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *