Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

ILIR BEQJA
Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, këtë javë deshëm ta intervistonim në lidhje me pushimet nga puna të mjekëve për shkak të uljes së shpenzimeve të buxhetit për mjekësinë. Opozita thotë se bëhet fjalë për shkurtimin 600 mjekëve e infermierëve, ndërkohë që zoti Beqaj deklaroi këtë javë se bëhet fjalë vetëm për 338 shkurtime të vendeve të punës në shërbimin spitalor në rang vendi. Nuk duam të hyjmë në luftë shifrash më ministrin, por deshëm thjeshtë ta pyesnim: Pse duhet të shkurtohen qoftë edhe 10 vetë në mjekësinë shqiptare, që e dimë të gjithë se në ç‘gjendje është katandisur?!
Zoti Beqja thotë se “nuk mund të pranoj që njerëz të ndryshëm të shkojnë në spital dhe të kthehen në shtëpi duke marrë rrogën kot, duke mos punuar në spitale”. Mund të ketë edhe njerëz të tillë, por a s’do të ishte më mirë që këta njerëz të hiqeshin nga puna duke ua thënë troç që “jeni të padisipluar”, sesa të shkurtoheshin vendet e tyre të punës?! Mos duhet që përpara shkurtimit të njerëzve, zoti Beqaj të shikojë koncensionet e mjekësisë që këtë vit i ka dhënë pa fre?! Si është deri tani bilanci financiar i aktiviteteve të dhëna me koncesion? Ka fituar apo ka humbur shteti në këtë mes? Mos duhet të shohë pak edhe paratë që jep shteti për “check-up falas”, të kontrollojë sa analiza bëhen në të vërtetë e sa deklarohen?! Ja, këto gjëra deshëm t’i pyesnim zotit Beqja, por nuk mundëm këtë javë…

ERION VELIAJ
Deshëm të intervistonim këtë javë edhe Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por nuk mundëm sepse ai gjithë kohën ishte në terren, sa duke mbikqyrur pastruesit e kanaleve e sa duke përuruar rikontruksione rrugësh të ndërtuara njëqind vjet më parë e të rikonstruktuara një njëzetë herë deri tani… Nejse, me zotin Veliaj deshëm të preknim pak mbetjen e Tiranës për 24 e më shumë orë pa ujë. Në një postim në Facebook që ai e publikoi pasi në rubinetat tona erdhi uji e që e hoqi pas pak orësh, ai përgëzonte punëtorët e ujesjëllësit që, brenda 20 orësh ndreqën difektin. Nuk e morrëm vesh nëse e hoqi këtë postim se e kuptoi që e kishte gabim, apo që shakaja nuk ishte e gjetur ? Ku ka kryeqytet në botë, zoti Veliaj, që rri 20 orë pa ujë të pijshëm?! Kërkuam në Google gjithë rastet e ndërprerjeve të kohëve moderne, por nuk gjetëm asnjë të tillë. Te ne, jo vetëm që ndërpritet për tërë ditën uji, por në fund përgëzohen edhe punëtorët që e riparuan shpejt (për 20 orë!) difektin…
“Për ne s’ka rëndësi ndërprerja, deklaroi më pas zoti Veliaj, rëndësi ka që uji të vinte i pastër. Vërtet e ka kaq merak pastërtinë e ujit zoti Veliaj?! Nuk i them të vijë në shtëpitë tona, por të shkojë në bodrumin e shtëpisë së tij, ose në tarracë, atje ku ka rezervuarin e tij të ujit e të shohë në fundin e tij se sa centimetër rërë e baltë ka e pastaj të bëjë deklarata të tilla haluçinante. Le të shkojë ta shohë këtë javë e javën tjetër të na e thotë në një intervistë!

EDMOND HAXHINASTO
Edhe Ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto, këtë javë deshëm ta intervistonim për diçka që kishte lidhje me ujin, jo me atë të pijshëm, por me ujin e shiut. A e pa ai se si u katandis autostrada në hyrjen e Tiranës pas disa orësh shi?! U mbush me ujë, aq sa nuk shihje dot ku fillonte e ku mbaronte asfalti. A ka lidhje me rikonstruksionin përmbytja e autostradës, deshëm ta pyesnim zotin ministër? Nëse po, do të dëmshpërblejë dhe do t’i ribëjë punimet firma ndërtuese? Apo fajin e kishin shirat që ishin më të mëdhatë e 20 viteve të fundit, siç u tha zyrtarisht? Po sikur javën tjetër të përmbytet përsëri me një shi më të dobët, ç‘do të thoshit ju?

Advertisement

MIRELA FERRACAKU
Këtë javë, deputeti Mark Frroku dha dorëheqjen nga mandati i tij, i akuzuar për vrasjen e Aleksndër Krutit në Bruksel, vite më parë. Vendin e tij duhet ta zinte vëllai i tij, Arbeni, por ai është në arrati, i dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për vrasjen e komisar Lamajt. Ndërkohë, radhën për t’u bërë deputete e ka Mirela Ferracaku. Pikërisht këtë vajzë të re dhe simpatike, lindur 32 vjet më parë, deshëm të intervistojmë këtë javë, por nuk mundëm, se ajo është jashtë shtetit. “Kush është Mirela?”, deshëm ta pyesnim atë. Është e vërtetë që ka bërë vetëm shkollën e mesme? Është e vërtetë që shkallën më të lartë të karierës e ka si ndihmësmjeke në Bërdicë të Shkodrës?! Nëse është kështu, atëherë gjithë vajzat shqiptare, duhen uruar: “Paç fatin e Mirelës!”

TAIP ERDOGAN
Lajmi i javës, pa dyshim, ishte rrrëzimi i avionit rus nga forcat e aviacionit turk, pasi siç deklaruan ata, ai kishte shkelur hapësirën turke. Ndërkohë që rusët deklaruan të kundërtën, domethënë që avioni ishte në tokën siriane, presidenti turk, Erdogan, përsëriti se do të bënte të njëjtën gjë ndaj kujtdo që cënonte kufirin turk. Ne deshëm ta takonim personalisht e ta dëgjonim nga goja e tij këtë deklaratë. Nëse ishte e vërtetë do ta pyesnim se a e mban mend zoti Erdogan një deklaratë të tij tre vjet më parë, kur një avion F-4 turk u rrëzua në Siri, pasi kishte cënuar për disa minuta hapësirën ajrore siriane? Atëherë Erdogan u tërbua dhe deklaroi se: “Nuk mund të rrëzohet një avion për shkak se u cënua kufiri…” Apo atëherë ai ishte avion turk e ky tjetri rus? Nuk janë të dy bij nënash ata që u vranë, zoti Erdogan?

(Kete shkrim te plote mund ta lexoni ne gazeten INTERVISTA qe gjendet ne gjithe kioskat e Shqiperise dhe pikat e shitjes se shtypit te huaj ne Greqi, Mund ta blini online vetem per 98 cent edhe ne http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dekriminalizimi i Parlamentit vetëm nga kriminelët ordinerë, apo edhe nga kryekriminelët ? Nga Agron BERDAJ

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement