Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam një vajzë durrsake, 49 vjeçare, beqare për arsye pretendimesh, 1.63 e gjatë, me trup të rregullt. Kërkoj një zotëri për lidhje serioze, të jetë njeri serioz, larg veseve të këqia, si alkoli, bixhozi etj. Të jetë njeri familjar, i rregullt për një jetë të qetë për vitet që na kanë ngelur, të jetë i ve, do të ishte më mirë deri në moshën 53 vjeç. Kush e gjen veten tek ky mesazh të lërë numër telefoni në gazetë, vetëm për lidhje serioze, stop talljeve.
Jam Loli me banim në Lezhë, 52 vjeçe beqare për arsye pretendimesh pa histori dashurie, e punësuar me arsim profesional me paraqitje normale pra familje shumë të mirë, larg çdo vesi të keq, me të gjitha cilësitë e mira si femër. Kërkoj një zotëri shumë familjar, i respektueshëm ku familjen ta ketë të shenjtë për të krijuar një familje shumë të mirë, të jetë pa vese të këqia, larg mashtrimit, alkolit, apo bixhozit, i punësuar pa njeri në ngarkim me shtëpitë e tija mosha 52-58 vjeç, vetëm për martesë. Kujt i intereson telefononi pas orës 15.00 për arsye pune ose dërgoni sms në këtë nr. cel. 0692852022.
Përshëndetje. Jam një zonje nga Fieri jam e mire simpatike dhe pak e shendoshë 46 vjece por jeta me ka bërë te vuaj me burrin dhe po vuaj. Do doja te kisha nje mik nje shok pe nje lidhje shume sekrete dhe te me ndihmoj nga ana ekonomike. Të jetë larg duhanit dhe alkolit nuk duroj dot se i kam hequr gjithe jeten. Dua nje zoteri te mire sic jam vete. Ai qe ploteson dhe e njeh veten te lire te lere numrin e tij ne gazetë. Me respekt Jona.
Jam një vajzë 34 vjeçe nga Korça e divorcuar me një fëmijë. Dëshiroj të njoh një djalë serioz dhe familjar rreth moshës 40 vjeç, mundësisht të jetë nga Korça. Ai që do të tallet mos e marri mundimin. Faleminderit.
Jam në kërkim të një intelektuali nga jugu ose Shqipëria e mesme me moshë 61-63 vjeç. Të jetë larg çdo vesi negativ. Unë jam femër cilësore dhe e kompletuar në çdo drejtim. Kam paraqitje, jam e mbajtur, korrekte, besnike, karakter të lartë dhe ekonomi të mirë. Jam vetëm për qëllime serioze. Lë nr. telefoni në redaksi.
Jam Alma 52 vjeçe çaloj pak, por më bën sinqeriteti e besnikëria më të bukur, punoj e banoj në Tiranë. Kërkoj një mik të mirë të arsimuar, të sinqertë, besnik larg veseve të këqia. Për një lidhje sekrete të qëndrueshme, të më dojë e të më vlerësojë për këtë që jam. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje! Jam Kejsi nga jugu, dua te njihem per martese me një djalë të rregullt, jam goc e arsimuar. Deshiroj te njoh nje djalë simpatik, inteligjent dhe të ndershem. Faleminderit.
Jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora, e divorcuar por pa fëmijë, dhe jam në kërkim të një personi vetëm edhe vetëm për qëllime serioze, për të krijuar familje, le të jetë dhe i ve, ose i divorcuar por jo nga fshati se janë shumë xheloza, të ketë moshën 40-48 vjeç. Kujt i intereson të shkruajë nr. e celularit në gazetë. Ela.
Jam Blerta nga Shkodra me një trup shumë të rregullt simpatike serioze dhe shume e dashur. Jam 47 vjecçe e arsimuar dhe me të gjitha cilësitë e mira që duhet të ketë një femër. Rrjedh nga një familje intelektualesh po mospasja në krah e nje njeriu të mirë më ka bërë qe vitet të më ikin pa i kuptuar. Kërkoj nje zoteri per lidhje serioze që të jetoje ne Belgjike ose në ndonjë shtet tjeter por te jete larg alkolit dhe duhanit. Të jetë në gjëndje të mirë ekonomike, pa njeri në ngarkim, të jetë nga mosha 45-55 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë dhe adresën e FB-së për të komunikuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (12) View Comments (12)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime...

Next Post

Do të të dua gjithmonë...

Advertisement