Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të bëj muskuj barku në kushte shtëpie?

– Përshëndetje instruktor! Dua të di, për sa kohë mund të bëj muskuj barku me ushtrime, gjithmonë në kushtet e shtëpisë? Sa herë në javë duhet të bëj? Faleminderit.
Mario instruktor: – Krijimi i muskujve të barkut është i vështirë për t’u arritur, sepse duhet shumë punë dhe një teknikë e rregullt, ndryshe vetëm sa sforcoheni kot. Së pari, duhet të arrini peshën e duhur për fizikun, moshën dhe gjininë tuaj. Ju nuk më shkruani shumë për veten. Muskujt e barkut janë shumë të rëndësishëm jo vetëm për bukurinë, por edhe për vetë faktin që mbrojnë organet dhe e mbajnë siç duhet shtyllën kurrizore. Sa më të zhvilluar të jenë muskujt e barkut, aq më e mbrojtur është shtylla juaj kurrizore dhe e gjithë shpina. Muskujt e barkut vihen në lëvizje në shumë ushtrime dhe lloje sportesh, qoftë edhe duke bërë not, meqë është kohë vere, duke ngarë biçikletën apo edhe duke bërë vrap, por më të rëndësishme janë ushtrimet në tapet, pra, në dysheme. Unë do t’ju jap një ushtrim i cili është shumë i thjeshtë për t’u ekzekutuar dhe që jep shumë efekte të mira në krijimin e muskujve të barkut, vetëm se duhet ta bëni sa më mirë, që të arrini rezultatin e duhur.
– Shtrihuni në dysheme në shpinë, mundësisht të keni një tapet ose diçka që të mos vriteni. Në shpinë siç jeni, me këmbët të bashkuara dhe gjunjët e përkulur, krahët në gjatësinë e trupit pas koke dhe me pëllëmbët e kthyera nga dyshemeja, ngrihuni me bustin lart me forcën e muskujve të barkut dhe jo me qafë, sepse kjo mund t’ju shkaktojë dhimbje. Kthehuni përsëri në pozicionin fillestar. Numëroni ulje-ngritjet ose me sete, ose me minuta. Nëse bëni 1 minutë, bëni më pas 30 sekonda pushim dhe vazhdoni sërish, ose bëni 30 ulje-ngritje, kjo është më e mira. Bëjeni këtë tre sete radhazi dhe në fund bëni streçing, duke shtriqur kurrizin dhe barkun. Nëse i bëni këto 4-5 herë në javë do të arrini rezultate të shkëlqyera.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement