Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Të dashurin e kishin lidhur

– Në ëndërr pashë të dashurin tim sikur erdhi te shtëpia ime dhe do të dilnim pa leje, por mua më dëgjuan prindërit dhe nuk dola, kurse ai doli dhe askush s’e pa. Edhe gjërat e tij i la tek unë. Unë kapa telefonin e tij dhe pashë që më kishin dërguar një video të tijën duke e rrahur. Unë mendova se ai kishte vdekur. Pastaj m’u shfaq ai i lidhur dhe sikur i ngulën diçka në bark. Ma shpjegoni dot, ju lutem, se çfarë kuptimi ka? Faleminderit.

– Duhet të keni kujdes sepse në mënyrë ndoshta instinktive ose intuitive, do të mundoheni të zbuloni se çfarë ka në celularin e tij. Ju jeni natyrë shumë kurioze ose jeni xheloze dhe dëshironi të dini gjithçka mbi të dashurin, por kjo shpesh mund të jetë një arsye për debat mes jush. Duhet të keni shumë kujdes; nëse dyshoni për diçka ose keni një problem apo merak që ka lidhje me të, më mirë bisedojeni hapur me të sesa të përpiqeni ta përgjoni. Kjo mund të sjellë debat, ndaj kujdes.

Advertisement

U ringjall babai

– Ka tre muaj që kam humbur babain, por e shoh shumë shpesh në ëndërr. Mbrëmë ishte ëndërr shumë e trishtuar, e pashë të shtrirë të vdekur, por papritur u zgjua dhe bisedonte me ne të familjes. A mund të më thoni se çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Së pari, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar sa më lehtë këtë humbje. Së dyti, dhimbja që keni nuk ka kaluar ende dhe në njëfarë mënyre, ëndrra tregon mallin që keni për të, pengjet që ju kanë ngelur në lidhje me të. Së treti, prindërit në ëndërr vijnë për të kompensuar humbjen dhe për t’ju tërhequr vëmendjen se nuk po kujdeseni fare për veten. Jeta duhet të vazhdojë sepse askush në këtë botë nuk është i përjetshëm. Po të mbanit mend bisedën do kishte qenë mirë, sepse fjalët e atyre që nuk jetojnë, duhet t’i merrni si të vërteta, ashtu siç thuhen. Ju uroj shëndet!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i parandaloj venat e zgjeruara?

Next Post

Jetoj çdo ditë si një frikacak!

Advertisement