images (1)Cila grua mund të quhet e parezistueshme? Nga vetë fjala, është një grua së cilës asnjë burrë nuk mund t’i rezistojë dot; një grua joshëse, që nuk është e përkryer, por që i njeh mirë cilësitë e dhutintë e saj dhe di t’i përdorë ato si duhet.

Meqë te çdo grua fshihet diçka e parezistueshme (mund të na besoni për këtë), ne kemi bërë një listë të gjërave që përbëjnë ndryshimin e me të cilat mund të kontrolloni botën… Për të na ndihmuar në këtë përpjekje, u kemi kërkuar mendim atyre që janë të aftë të gjykojnë më mirë në këtë drejtim, pra, burrave. Ja, cilat janë, sipas tyre, 9 detaje që e bëjnë një grua të parezistueshme!

1. Buzëqeshja e saj
“Buzëqeshja është shumë e rëndësishme dhe, te disa persona, e bën gjithë fytyrën të rrezëllisë”. M.
Buzëqeshni, pra, pasi ka njerëz që ju shohin! Mos harroni kurrë se fytyra është imazhi i parë që krijojnë të tjerët për ne. Një fytyrë e buzëqeshur të fton ta shohësh dhe ka të gjitha shanset për të fituar titullin e gruas së parezistueshme.

2. Natyrshmëria
“Vërtet e parezistueshme për mua është natyrshmëria, të ndjesh që një vajzë nuk vë maskë kur flet me ty, që ajo mund të jetë e ngathët, zbavitëse, pak e çmendur. Ajo nuk reflekton para se të veprojë nëse ajo që bën është e mirë apo e keqe, thjesht, e bën”. L.
Mos u përpiqni pra të luani rol, ose të viheni në vend të një personi tjetër që nuk ngjan me ju. Sa më e natyrshme të jeni, aq më besnike do të jeni ndaj vetvetes, pra, aq më shumë do të dalë në pah ana juaj e parezistueshme.

3. Feminiliteti
“Një grua është femërore kur kujdeset për veten, duke e respektuar atë. Kështu, ajo ka më shumë shanse të jetë e lezetshme dhe e parezistueshme”. B
Në përgjithësi, burrave u pëlqejnë gratë femërore, por kujdes, mos e teproni. Kujdesuni për veten dhe jini koketa, por pa u transformuar totalisht.

4. Parfumi
“Parfumi i një femre është po aq tërheqës, sa edhe i parezistueshëm”. D
Parfumi duhet të përdoret çdo ditë, vetëm kujdes se mos e teproni, pasi do të bëni efektin e kundërt. Zgjidhni aroma diskrete që i korrespondojnë moshës suaj. Ju mund ta ndërroni parfumin sipas stinës, me aroma frutash në verë dhe më të fortë, në dimër.

5. Të brendshmet
“Që një grua të jetë e parezistueshme, ajo duhet të zbulohet pak më shumë… Unë nuk u rezistoj dot të brendshmeve të bukura”. K
Me një fjalë, zgjidhini të brendshmet në mënyrë që ato të jenë të bukura dhe të kombinuara. Një komplet nuk është i parezistueshëm nëse mbathjet dhe sutjenat nuk shkojnë me njëra-tjetrën. Ju lëmë të zgjidhni mbathje që ju pëlqejnë, tanga, slip apo boksera…

6. Shikimi
“Një femër e bën pa dyshim të parezistueshme shikimi i saj, që duhet të shprehë të gjitha emocionet e brendshme dhe të japë përshtypjen se ajo ka një botë të pasur shpirtërore, është e ndjeshme dhe di ta shijojë jetën”. R
Me një fjalë, shikimi tregon emocione… Është një nga dhuntitë tuaja më të mira për të joshur personin që dëshironi. Shikim sensual, misterioz; luani me të sa të mundni. Nëpërmjet një shikimi të thjeshtë, mund të transmetoni një mijë mesazhe.

7. Sensi i humorit
“Një grua e parezistueshme është një grua që të bën të qeshësh, që di të të joshë me humorin e saj, pa treguar anekdoda vulgare”. J.
Jini zbavitëse pra, por mos harroni se humori është i mirë me doza të vogla. Shakatë më të shkurtra janë edhe më të mirat. Dihet që burrave u pëlqejnë gratë që kanë humor, që dinë ta shprehin, por mbi të gjitha, që dinë të qeshin me shakatë që bëjnë burrat.

8. Besimi në vetvete
“Një grua e sigurtë në vetvete mund t’ju ofrojë shumë dhe t’ju mësojë shumë gjëra të reja. Kjo, për mua, është e parezistueshme”. G
Ja, pra, besimi në vetvete, është një provë që ju keni personalitet dhe nuk ju mungon guximi. Një dhunti që të jep siguri dhe që ju bën të parezistueshme dhe joshëse. Nëse ju mungon kjo, filloni me një ushtrim të vogël shumë të thjeshtë, përsëritini vetes këtë frazë “Kam besim te vetja”… Kështu, pak nga pak do ta besoni edhe vetë dhe do të fitoni besim në vetvete.

9. Zëri
“Një zë i ëmbël, ose i ngjirur, një zë i butë, apo sensual, e bën një femër të parezistueshme në sytë e mi”. A
Zërin nuk mund ta improvizosh, pasi është diçka e lindur. Megjithatë, ne mund të luajmë gjithmonë me intonacionet, ose të përshpërisim fjalë të ëmbla, për ta bërë edhe më të parezistueshëm. Sidoqoftë, kujdes, që të mos bëheni karikatura e Fani Ardanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *