Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ekskluzive. Anastasia: Pse vendosa t’i them “po” Shqipërisë!

 

Ajo është një prej divave të muzikës botërore, me miliona albume të shitura dhe një prej këngëtareve ikonë të forcës dhe muzikës së mirëfilltë. Gazeta “Intervista” sjell e para një intervistë ekskluzive me këngëtaren që thuhet se ka një zë shërues. Anastasia konsiderohet simbol i forcës dhe sakrificës për të ecur përpara për shkak të luftës së saj me tumorin në gjoks në vitin 2003, sëmundje që e mundi me sukses dhe e ktheu në frymëzim, duke u futur në studio e duke punuar me këngë të reja, mes të cilave “Sick and tired” (E sëmurë dhe e lodhur) e cila ka me miliona shikime në Youtube. Këngëtarja e vogël me trup, por një nga zërat më të fortë në këtë biznes, mund të ketë shitur 16 milion albume gjatë kohës që sëmundja e kërcënonte me jetë. Por, pse ajo vendosi t’i thotë “po” Shqipërisë, sa e si e njihte vendin tonë dhe çfarë mesazhi do të përcjellë për gratë shqiptare, pikërisht pasi vetë ka fituar një betejë të gjatë kundër kancerit? Zbuloni gjithçka në një intervistë që Anastasia jep për gazetën,Intervista

Arlis Alikaj: – Anastasia, kur ke dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë? 
Anastasia: – Të them të them të drejtën, nuk e njihja vendin tuaj përpara se organizatorët të më bënin një ftesë për të ardhur aty në koncertin e 25 gushtit. Në turet e mia të mëparshme kisha patur mundësinë të prekja disa vende të Europës ku jam pritur shumë mirë dhe kam shijuar gjithçka, kështu që kur mësova se ishte edhe një vend i vogël në Ballkan që dëshironte të bëhej pjesë e turit tim, vendosa ta shihja me përparësi. Ishte një vend në kufi me Greqinë dhe kam dëgjuar që emri im e ka origjinën pikërisht nga Greqia, kështu që u bëra kurioze.
– Cili qe mendimi i parë që të erdhi në mendje kur të thanë se do të shkoje në Shqipëri për të dhënë një koncert?
– Unë jam shumë e prirur të shkoj me koncertet e mia në vende të reja dhe veçanërisht, në ato vende për të cilat nuk kisha dëgjuar më parë ose që i njihja pak. Mendoj se udhëtimet në destinacione të reja gjeografike, qofshin këto edhe për punë,  hapin dimensione të reja për një njeri dhe të krijojnë mundësinë e kontaktit me fansa e adhurues, të cilët ti as nuk e ke ditur që i ke patur ose të cilët nuk kanë patur kurrë mundësinë të të ndjekin nga afër. Për një artist është shumë e rëndësishme të dijë që njerëzit e pëlqejnë dhe e duan, në cilëndo pikë të globit qofshin, kështu që mendimi im i parë ishte “po”, thjesht më duhej të mendoja për detajet.
– Cila është gjëja pozitive dhe negative që keni dëgjuar për Shqipërinë?  

Advertisement

-….

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në gjithë pikat e shitjes në Shqipëri si dhe  në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilat janë pasojat negative, nëse ndahem nga prindërit?

Next Post

Si mund të bëhem nënshtetas italian?

Advertisement