Bukuroshja shqiptare, Aninna Ninna ka zgjedhur që karrierën e saj si modele ta ushtroj në Zvicër. Ajo vjen në një rrëfim për të fshehtat e modës dhe pasionin e jashtëzakonshëm që ka për ekranin. Aninna po punon fort që të jetë edhe në pasarelat më të njohura në botë dhe të bëhet një yll televizioni. Ajo do të mbajë paralelisht edhe televizionin. Duket se shumë shpejt emri i saj do të lakohet gjithandej.

-Aninna, si nisi karriera jote, na trego pak më shumë për drejtimin që ke zgjedhur në art?
Jam marrë me modeling dhe moderim këtu në Zyrih, Zvicër. Bashkëpunimi i fundit ishte kur u bëra pjesë e klipit Daim Lales “Dashni” si protagoniste. Në moshën 9 vjeçare kam filluar baletin në qytetin e Lezhës. Për shumë vite me rrallë duke marr pjesë në evente botërore dhe çmime siç është çmimi në Port sur Saoune me koreograf Gazmend Golemi . Për shumë vite kam ushtruar aty. Ky fakt na bëri të jem afër kamerave dhe synova fushën e moderimit. Siç është Miss Malësia apo Miss Grand Maqedonia e Veriut në 2019 apo edhe eventet e bukurisë në Kosovë duke i prezantuar pastaj dhe në Zvicër. Në moshën 20 vjeçare jam zhvendosur në Zvicër.

Çfarë gjen në moderim? Dhe çfarë në modeling duke qenë pjesë e klipeve të ndryshme?

Moderimi më bën që ndjenjën e artit dhe skenës ta shpalos, ndërsa modelingu është tërësisht ndjesi tjetër. Është të ndjesh që shkel mbi sukses.
Aninna, përse të tërhoqi bota e artit? Sa e lehtë është ta prekësh dhe të bëhesh pjesë e saj?
Bota e artit mund të jetë shumë e bukur, por nuk është e lehtë . Ka dy kahe, duke qenë se ka të bukurën dhe të vështirën, ndaj pjesa e bukur e zbut vështirësinë.

E ke të qartë në vetvete, se çfarë do të arrish në art?
Të gjithë kanë objektiva. Objektivi im është modelingu dhe prezantimi.
– Nganjëherë na pëlqen të vishemi bukur, që t’u pëlqehemi të tjerëve. Kjo ndodh vetem tek ne femrat?

Vëmendjen e duan të gjithë. Është dëshirë e natyrës njerëzore. Pse jo?

Veshja ka lidhje me karakteret e njerëzve?
Veshja realisht tregon pjesë të karakterit por, kur je në kushte pune s’duhet ta analizojmë dikë nga veshja.Për shembull, nëse unë duhet të modeloj, duhet të bëj punën dhe nuk pres të paragjykohem nga veshja. Më së shumti gjinia femërore është e prirur drejt paragjykimit të ndikuar nga veshja në përditshmëri

– A e ke ndjerë smirën e zilinë në fushën tënde?

-Smirë është frymë e gjallë. Zilia e të tjerëve thjesht na forcon.

– Çfarë kërkon ti të përcjellësh te të tjerët, duke u vënë në pah cilësitë e tua profesionale?

Me punë arrihet çdo gjë. Asgjë nuk është e lehtë, por asgjë nuk është e paarritshme. Unë për shembull e doja botën e modelingut , votën e prezantimit këto janë objektivat që me mund shpresoj t’i arrij.

Përpara pasqyrës, sa kohë harxhon në ditë?

Pasqyra është rrëfimtarja ime (qesh) Harxhoj aq kohë sa më duhet për tu ndier mirë me veten, pasi të dal, jo shumë.

– Shpenzon shumë?

-Shpenzoj në fakt. Dhe kjo nuk është gjë e mirë, por për veshje shpenzoj më shumë.

Te ty flirti, lind nga bukuria e jashtme?

-Flirti është fjalë që ka nevojë për shpjegim të detajuar dhe të thelluar, po mbase ndikohet dhe nga ajo që ju pyetët.

Suksesin, mendon që e ke prekur në karrierën tende në pasarelë?

-Suksesi është rrugë e gjatë dhe unë po vazhdoj nëpër këtë udhë të gjatë, që të nesërmen të jem e suksseshme.

Çfarë do të themi në fund?

-Në fund dua të them se kam shumë dashuri për të gjithë ndjekësit e mi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *