Jam një femër nga jugu 39 vjeçe me një fatkeqësi në jetë, më ka vdekur burri, jam me dy fëmijë, çunin në Spanjë dhe gocen të rritur të martuar të stabilizuar të rregulluar. Unë vetë jetoj pa njeri në ngarkim, afër vëllezërve të mij. Me dëshirën dhe të fëmijëve të mij, kërkoj të martohem nga e keqja, sepse femra e do pak mbështetje. Po kërkoj një person për martesë nga mosha 40-46 vjeç, e dua refugjat jashtë shtetit, të jetë njeri pa vese, larg duhanit, alkolit, bixhozit, të jetë transparent i çiltër, i sinqertë, besnik, serioz, me trup sportiv. Me respekt nevojtarja motra juaj. Cel. 0698708160.
Jam një zonjë nga Tirana kërkoj një zotëri për një lidhje të fshehtë si shok pastaj shohim e bëjmë. Zotëria të jetë 68 vjeç se aq jam dhe vetë po si kam mbushur 68. Zotëria të jetë njeri i mirë nga çdo anë jo mashtrues dhe gënjeshtar dhe tallje se nuk kemi moshë. Zotëria të jetë pa grua dhe që jeton vetëm. Kujt i intereson të lërë numri në gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin.
Jam një zonjë nga Tirana 52 vjeçe familjare e rregullt dhe e mirë, kërkoj një burrë ta kem shok ose mik tepër sekret. Me atë person që do të lidhem do të ketë një surprizë, dua të jetë i thjeshtë, besnik.
Jam një zonjë nga Fieri 48 vjeç halli më detyron të shkruaj se jam e vuajtur sepse burri që kam ma ka bërë jetën ferr, prandaj do ju lutesha a ka ndonjë zotëri të mirë në këtë botë të vëre doren në zemër për mua. Jam keq nga gjendja financiare, ju lutem mos u tallni me mua, jam e sinqertë me karakter shumë e sjellshme dhe me karakteristika të paraqitshme. Jam pak e shëndoshë, personi që dua të jetë me vlera, dua lidhje shumë sekrete. Zotëria të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam Ida 50 vjeçe nga jugu me banim në Tiranë, me një paraqitje shumë të mirë e të rregullt e pastër e sinqertë e dashur e mirëkuptueshme nga çdo drejtim. Kërkoj një zotëri deri në moshen 55 vjeçe të jetë një zotëri me shumë vlera ku të mbizotëri sinqeriteti, dashuria, mirëkuptimi, harmonia dashuria dhe qetësia shpirtërore. Kush e gjen veten tek ky mesazh si brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Nr. im ndodhet në redaksi.
Jam Lora nga Gjermania dhe dua te njihem me nje mashkull te moshes 35 deri 45 vjeç. Une jam 35 vjeçe. Të inreresuarit mund te me kontaktojne në këtë adresë emaili: Biondin-80@hotmail.com. Ju faleminderit.Përshëndetje, jam 32 vjeçe me banim në Tiranë, mbase këtu nuk është vendi i duhur për njohje por po e provoj mbase funksionon. Njohje si fillim duke u njohur dhe duke shkuar drejt një finalizimi serioz. Jam një vajzë nga qyteti i Shkodrës, beqare, e arsimuar, me paraqitje të mirë dhe mjaft elegante, 35 vjeçe, jam e interesuar për njohje serioze martesore me një mashkull qytetar, beqar, mysliman, larg veseve si alkoli, duhani apo bixhozi, sportiv, me gjatësi, i paraqitshëm, besnik, njeri që don të krijojë familje, njerëzor dhe i përkushtuar, inteligjent, fisnik dhe të jetë me mundësi të mira ekonomike për të jetuar mosha deri 41 vjeç, që është me origjinë nga Shkodra, Tirana apo Durrësi që jeton në Francë, kryesisht në Paris. Stop aventurieret, mashtruesit, të martuarit barbona. Vetëm persona serioz. Të interesuarit të lënë adresë emaili ose numer celulari. Faleminderit.