E shohim shpesh herë në deklaratat për shtyp të Partisë Demokratike, në emisione televizive apo dhe nëpër auditoret e një nga Universiteteve Jopublike të Tiranës. Ina Zhupa, një femër e suksesshme në karrierë, në një intervistë për gazetën tonë na flet më tepër mbi angazhimet e saj dhe ‘betejën’ politike.

Marjon Gorica:-Si nis dita për ju?
Ina Zhupa:-
Dita nis në zyrën në shtypit të PD, ose në mësim me studentët. Varet nga dita e javës  Ritmi i shpejtë fillon që në mëngjes kur vihen përpara punët e ditës dhe përqendrohemi te komunikimi politik. Nuk pi kafe kështu që kohën e kafes së mëngjesit e kam për të parë gazetat dhe portalet, si edhe axhendën e ditës.
– “Lufta kundër kryetarit të bashkisë”, personale apo vetëm në aspektin politik?

– Asgjë personale me askënd, jo vetëm me Veliajn. Unë jam banore e Tiranës dhe e jetoj realitetin e këtij qyteti, psh ndërkohë që çdo ditë shikoj pemë në tv nga Veliaj, në rrugë shikoj komplekse pallatesh, kulla, dhe gropa për komplekse. Kryebashkiaku ka një propagandë të tmerrshme dhe unë nuk bëj asgjë më shumë sesa demaskoj këtë propaganda duke treguar realitetin. Kam zgjedhur ti bëj me video në mënyrë të tillë që njerëzit të dëgjojnë dhe të shikojnë çfarë ka thënë Veliaj dhe të shikojnë dhe të dëgjojnë si është gjendja reale që ska lidhje me fjalët e tij.
– Kush është gjëja parësore në punën tuaj?

– Në punën si zëdhënëse gjeja parësore është raporti me të vërtetën dhe serioziteti. Çdo gjë që deklaroj apo që marr përsipër të denoncoj duhet të jetë e vërtetë dhe në shërbim të qytetarëve. E vërteta të ruan integritetin politik por edhe personal. Raportin me të vërtetën e kam të shenjtë në çdo aspekt të jetës jo vetëm në politikë apo mësimdhënie.
– Për çfarë do të hiqnit dorë nga politika?
– Nëse do hiqja dorë një ditë nga politika do ishte për mos shkelur mbi parimet dhe dinjitetin tim. Politika është e bukur për aq kohë sa ti ke mundësi të ndihmosh njerëzit, të kontribosh në mirëqënien apo demokracinë e vendit tënd. Nëse këto nuk do jenë të mundura po do kthehen në kompromise për përfitime personale do hiqja dorë për tu përqendruar 100% tek jeta akademike.
– Çfarë ju shtyu që të mereni me politikën?
– Është pasion i hershëm politika për mua. Ndërsa të bëhesha pjesë aktive më motivoj Partia Demokratike, vlerat, programi dhe lideri i saj Lulzim Basha. Unë besoj se PD ka gjithë mundësitë për ta qeverisur vendit drejt rrugës së prosperitetit dhe europianizmit. Edhe unë dua të jap kontributin tim në këtë pjesë dhe kjo është një shtysë e madhe.
– Kush është personi që vlerësoni më tepër nga mazhoranca?
– Personalisht nuk njoh eksponentë të mazhorancës, por nga aktiviteti partiak dhe politik që kam ndjekur vlerësoj Anastas Angjelin. Një ekonomist i zoti që vjen nga bota akademike besoj i bën mirë politikës shqiptare.
Personi që nuk do të donit ta shihni kurrë në politikë?
– Në fakt nuk është një emër por një profil, njerëzit e inkriminuar, njerëzit e korruptuar, njerëzit që i kanë bërë dëm shoqërisë. Emrat mund ti vini vetë sipas këtij profili. Po mund të them që një nga kontributet e rëndësishme që ka dhënë PD në këtë drejtim është ligji i dekriminalizmit.
Miku/mikesha më e mire në PD?
– Kam shumë miq dhe mikesha, kam shume bashkëpunëtor të mirë dhe nuk do doja të veçoja njeri se mund të jem e padrejtë . Ajo që dua të përmend është që shpesh kam dëgjuar që mjedisi politik ka ato skemat e veta ku lufta e brendshme është më e ashpër se e jashtme por në fakt në PD ka një atmosferë punë shumë pozitive dhe bashkëpunuese për të cilën jam e lumtur….

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *