Spektakli i yjeve “Dancing with the stars” në këtë edicion të 7-të ka risjellë konkurrentë të ecicioneve të tjera dhe mes tyre është edhe kompozitori dhe këngëtari i mirënjohur Kristi Popa. Kristi vazhdon të jetë pjesë e garës dhe është falënderues për mbështetjen që ka nga publiku. Nën drejtimin e partneres së tij në këtë spektakël balerinës Ermira Beharit, Kristi ka arritur të sjellë performanca që kanë dhënë impakt shumë të mirë në këtë edicion të DWTS.

Fabjola Kuburi:- Krist, është ditë me diell sot, ndaj reflektove pozitivitet kur të ftova për intervistë apo ti je gjithmonë kështu?

Kristi Popa:- Së pari faleminderit për vëmendjen ndaj prezantimeve të mija në publikun e “Dancing ëith the stars”. Në përgjithësi jam natyrë optimiste dhe përpiqem ta ruaj këtë ndjesi.

– Si nisi dita sot për ty?

– Dita e një optimisti nis gjithmonë bukur. Shkova në lice te nxënësit dhe u ktheva plot energji të mirë prej tyre. Takova familjen time me të cilët kaloj pjesën më të madhe të kohës.

– Si e prite ftesën nga produksioni për të qenë përsëri pjesë e spektaklit të yjeve?

-.Një super spektakli si “Dancing with the stars” nuk  do i thoja “jo” asnjëherë sepse ka një ndikim shumë të mirë tek  mua dhe i jam shumë mirënjohës produksionit që më respektojnë me këto ftesa.

– Dhe meqë jemi këtu flasim për provat… Si po shkon “Dancing”?

– Punët po shkojnë shumë mirë. Bëjmë prova rregullisht nën drejtimin e partneres Mira Behari e cila përdor të gjitha format pedagogjike për të qenë e thjeshtë dhe e kuptueshme me mua.

– Si t’u duk ideja e një sezoni me konkurrentë që kanë marrë pjesë njëherë në DWTS?

– Ideja e pjesëmarrjes mes të super zgjedhurve është vlerësim dhe përgjegjësi më e madhe por mes njeri-tjetrit jemi miq dhe jo konkurrente.

– Çfarë po i jep ti këtij spektakli dhe çfarë po merr prej tij?

– Mes meje dhe spektaklit ka gjithmonë një marrëdhënie.mendoj se spektaklit po i jap një lloj kërcimi të veçantë dhe me mesazhe për gjithë njerëzit. Kam krijuar trille artistike si jive ironic, ça-ça-ça concept, paso doble,  ad libidum, antitango.

Nga një spektakël ka gjithmonë mundësi për të përfituar edhe sikur të qëndrosh pak kohë në të.

– Me Ermirën, balerinën me të cilën formon edhe ciftin e spektaklit, duket se keni gjetur kimi në kërcim. Grindeni ndonjëherë apo jeni të qetë?

– Me Ermirën kemi kërcyer edhe në edicionin e 5-të të DWTS dhe kemi krijuar një komunikim profesional që ka dhënë rezultate të pëlqyeshme për publikun. Nuk grindemi por çdo gjë e diskutojmë në mënyrë që të jemi të unifikuar.

– Ç’mendoje për kërcimin më parë dhe çfarë mendon tani që je bërë pjesë e tij?

– Më parë kërcimi ishte i largët për mua dhe më dukej i lehtë po ju betohem se sa më shumë e afroj te vetja aq më shumë më duket se është një art më vete e shumë i vështirë dhe qe meriton gjithë respektin tim. Më duhet t’i kërkoj falje kërcimit që e kam nënvlerësuar.(Qesh)

– Për çfarë do të të vinte keq nëse (larg qoftë) do të skualifikoheshe tani?

– Kam shumë për të bërë në spektakël dhe nuk e mendoj ndërprerjen por nëse ndodh përseri  ndihem dhe jam mjaft i fituar.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *