Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Festë e Bukur Sportive në Kamena Vourla


Nëse ka një qytet që mund të merret shembull për integrimin e shqiptarëve në Greqi dhe për bashkëjetesën e përsosur mes shqiptarëve dhe grekëve, ai është pa dyshim Kamena Vourla, qyteti bregdetar që gjatë dimrit ka aq shumë shqiptarë sa edhe grekë. Pikërisht në këtë qytet të bukur u zhvillua, të dielën, Kupa e Pavarësisë në futboll, ku morën pjesë gjashtë ekipe shqiptare dhe greke. Ky aktivitet u organizua nga Bashkia e Kamena Vourlës dhe Ambasada Shqiptare në Athinë.
Në aktivitet morën pjesë Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, Ilias Kermanidis, kryetari i Bashkisë së Kamena Vourlës, dhe shumë personalitete të tjera.
Në fund, kupën e aktivitetit e fitoi ekipi shqiptar nga Athina, “Apolonia”, me drejtues Bernardo Veliu.
Ishte një aktivitet shumë i bukur, thotë Andrea Toska, kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve të Kamena Vourlës, që do të mbahet mend për shumë kohë. Ishte kënaqësi të shikoje flamujt shqiptarë dhe grekë të valëviteshin së bashku, ashtu siç ishte kënaqësi të dëgjoje thirrjet e tifozëve, herë në greqisht e herë në shqip, që mbështesin ekipet e tyre. Dua të falënderoj, thotë ai, edhe ambasadoren, kryetarin e bashkisë, si dhe zotërinjtë Jorgos Papadimitriu, Antonis Tasos, Lulzim Bega, trajnerin Ilias Kermanidis, si dhe zonjat Joneda Deda dhe Teuta Pango.
Ky aktivitet sportiv u shndërrua në një festë të vërtetë miqësie që nuk do të ishte e tillë pa ushqimet aq të shijshme, sponsorizuar nga biznesmenët e suksesshëm shqiptarë të Kamena Vourlës, Lazaros Kondi, pronar i “Imioro”, dhe Leonardo Barameo i “Floga Kafe”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kishte leje për xhirim tek Muzeu publik në Cetinje, mediat serbe dhe malazeze i shpallin luftë këngëtarit shqiptar David Dreshaj

Next Post

“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”; Çmimi “Duart e lutjes” në duart e biznesmenit Florenx Kullani

Advertisement