Kjo vepër merr pjesë në “Sallon i Vjeshtës” 2023 në Galerinë e Arteve Shkodër
Data 25 Nëntor 2023
Titulli: Rrezatim
Përmasa 120×160
Viti 2023
Autori :Anila Hetoja

Në këtë vepër, artisti ka për qëllim shpalosjen në mënyrë figurative të anatomisë së syrit dhe rrezatimin në të, mprehtësinë, sinqeritetin, shpresën, jetën, vazhdimësinë.
Sytë janë pasqyra e shpirtit ku lumturia vezullon përmes dritës. Lumturia kultivohet ditë pas dite, ashtu si fetusi në trupin e nënës dhe me ardhjen në jetë, lumturia është e pakufishme.
