Spektakli më i bukur i vitit “Krishtlindje në Tiranë” ndez dritën jeshile për një mbrëmje fantastike. Nën drejtimin e Sokol Gugës dhe Albert Dumani dhe e ftuara e nderit në bashkëmoderim Znj Eni Çobani, mbrëmjen e 25 dhjetorit do sjellin emrat më në zë të artit shqiptar, në skenën e TOB. Konfirmohen artistët Frederik Ndoci, Alma Bektashi, Justina Aliaj, Redon Makashi, Vesa Luma& Big Basta, Renis Gjoka, Vivian Biagioni, Rako Paja, Valbona Ostreni, e Alisa Zhapa!
Emra big dhe artistë te rinj do sjellin aromën e Krishtlindjes në Tiranë, atë ndjesinë që e presim gjatë gjithë vitit. Nën kujdesin e producentit Guga, mbrëmja do jetë e larmishme duke harmonizuar ngrohtësinë e artit me acarin e dhjetorit të krishtlindjes. Mos harroni, data 25 dhjetor do jetë mbrëmja më e bukur e vitit, në Klan Plus dhe Klan Macedonia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *