Modelja e njohur dhe e dashur shqiptare Xhenisa Keci është në pritje të ëmbël. Modelja e re dhe partneri i saj, moderatori Erald Farruku janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e konfirmuan vetë çifti përmes një postimi në rrjete sociale.


“Nuk di nga tja nis @xhenisakeci1 🥺…
Videoja më emocionuese e jetës tonë deri në këtë fazë të jetës. Familja jonë po zgjerohet dhe unë jam kaq i lumtur per NE. Zoti vendosi që dashuria jonë kaq e madhe të kalonte përtej nesh në një krijesë e cila do jete pak unë dhe ti brenda saj. Thjesht faleminderit Zot për bekimin tënd🤲🏼
Nuk kam dyshime që do jesh mami ideale i lyshëve tanë🧸
Aj jou ju @xhenisakeci1 ❤️🔥🫠
Happy B-Day to you our Sexy Mamma💋🥂” ka shkruar Eraldi në videon ku lajmëronte ardhjen e fëmijës së tyre të parë.
Çifti kanë disa vite bashkë madje mesa dimë bashkëjetojnë duke hyrë në fazën e konsolidimit familjar dhe si duket kjo dhuratë nga Zoti i ka gjetur shumë të lumtur!
Çiftit të famshëm të showbizit shqiptar i urojmë lumturi, mbarësi dhe prindërim të bukur!