“IFTP Akademi” në Zvicër festoi 20-vjetorin e themelimit si dhe shfaqi premierën e Filmit “Ofshama”  FILM-diplomë nga studenti i Akademisë, Musa Sylejmani me regji dhe skenar të  aktorit, regjisorit dhe pedagogut Adem Kicaj.

E shtunë 03 Qershor 2023 në Winterthur të Zvicrës, në një ambient festive dhe të ngrohtë në një sallë të stërmbushur me musafirë, u festua 20-vjetori i themelimit të IFTP – së të regjisorit dhe aktorit Adem Kicaj.

Në këtë ngjarje festive, artistike e kulturore morën pjese figura të shquara të mërgatës shqiptare, aktorë të ndryshëm, dhe mysafirë e dashamir të artit e kulturës shqiptare. 

Po ashtu ni lajm i trishtuar kishte  arritur nga Kosova ku aktori nga Iftp  Nuhi Hoxha kishte ndërruar jetë, dhe në shenjë respekti u perkujtua nga gjithë te pranishmit me një minutë Menaxheri Musa Sylejmani i rrinte gjatë gjithë kohës afër regjisorit Kicaj, ose siç te gjithë e njohim tashmë është krahu i djathtë i pandashëm i Ademit.

Akademia IFTP-së më këtë rast dorëzoi edhe diplomat për artistët e diplomuar tanimë dhe pedagogët e rinj të cilët për 5 vite rresht përcollën ligjërata dhe morën pjesë në disa projektet artistike e filmike  siç janë: seriali “KTHETRA”, Filmi “OFSHAMA” dhe së fundmi filmi “VLLAZËRI DHE INTERES”, dhe dhanë me sukses të gjitha provimet.

U diplomuan me nota të larta:

– Arben Danqeli

– Remzi Durmishi

– Musa Sylejmani

Pastaj u shfaqen per publikun trailerat e filmave të realizuar nga IFTP-PRODUCTION siç janë “Kthetra”, “Pendimi”, “Shoqja Ime”, “Vllazëri e interes”dhe ne fund u shfaq edhe  premiera e shumëpritur e filmit “OFSHAMA” të cilën publiku dhe kritikët e pritën jashtëzakonisht mire.

IFTP ndau edhe shumë mirënjohje ( familjes Buzhala, studentëve të Akademisë IFTP) për dashamirët e artit dhe njerëzit të cilit në këto 20 vit kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar nga gjitha trojet shqiptare për të mbajtur gjallë dhe për të zhvilluar artin e kulturën shqiptare edhe në perëndim. 

Dr sci Dashnim Hebibi mbajti një fjalim për figurën e Adem Kicajt ku e lartësoi në piedestal dhe përshkoi punën voluminoze të tij dhe sakrificat e Ademit, por edhe vullnetin e tij të pathyer për të kontribuar  për artin dhe kulturën shqiptare gjithandej.

Në fund per të pranishmit u shërbye një aperitiv ku regjisori Kicaj se bashku me managjmentin e  IFTP i falendëroi te pranishmit me një trokitje gotash dhe premtoi se do të realizohen se shpejti edhe projekte te mëdha me regjisorë shqiptaro-zvicerianë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *