Finalja e ‘Eurovision 2023’ ishte plot me emocionet e zakonshme, muzikë të mrekullueshme dhe fatkeqësisht – zhgënjime.

Një këngëtare që duket se nuk e pranoi mirë rezultatin e dobët përfundimtar ishte përfaqësuesja e Francës, La Zarra.

Kënga e saj “Evidemment” ishte cilësuar si një nga të preferuarat përpara shfaqjes të së dielës, por fitues rezultoi Suedia e përfaqësuar nga Loreen me 583 pikë, pasuar nga Finlanda në vend të dytë me 526 pikë.

Këto rezultate masive i lanë pjesën tjetër të vendeve konkurruese shumë prapa me pikë.

Ndërsa Loreen mori shumë vota nga juritë e shteteve, Franca kishte arritur në total 54 pikë nga vlerësimi i jurisë.

Sidoqoftë, La Zarra dhe fansat e saj prisnin qartë një rritje të konsiderueshme kur u shpallën votat e publikut dhe u shtuan në totalin e jurisë së secilit vend për rezultatin përfundimtar.

Edhe pse nuk është e pazakontë që artistët më të njohur të marrin 200 deri në 300 pikë më shumë në këtë fazë, Franca mori një rritje modeste prej 50 pikësh, duke e lënë atë me një total prej 104 pikësh në rezultatin final.

Ndërsa pikat u njoftuan, kamera iu drejtua kantautores kanadeze, 35 vjeçe, e cila dukej mjaft e pa impresionuar teksa bëri një gjest sa të pahijshëm aq edhe qesharak.

Ndërsa arena jepte zhurma të forta edhe për rezultatin, La Zarra më pas u pa duke përhapur gishtat e dorës së saj të djathtë dhe duke drejtuar gishtin e mesit poshtë përpara se të kthente dorën dhe të drejtonte gishtin e mesit lart.

Megjithatë, këngëtarja më vonë këmbënguli se gjesti i saj ishte keqinterpretuar.

“Megjithëse përfaqësoj Francën, unë gjithashtu kam një kulturë të dyfishtë”, tha ylli i lindur në Quebec për BFMTV, prindërit e të cilës janë marokenë.

“Nuk është një gjest negativ, përkundrazi, është thjesht një gjest zhgënjimi që ne përdorim mes miqsh. Më pas, mund të kuptoj se jashtë shtetit konsiderohet një gjest tjetër”, tha përfaqësuesja e Francës.

Pasi u shpallën të gjitha pikët, Franca përfundoi në vendin e 16-të nga 26 vende në finale.

Zhgënjime të tjera të natës përfshinin këngëtaren Mae Muller të Mbretërisë së Bashkuar që përfundoi e dyta nga fundi me vetëm 24 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *