Është fatkeqësi kombëtare që në kohën e dy ngjarjeve madhore për Shqipërisë, e formimit të shtetit të parë shqiptarë, ne 1912 dhe ajo e ndryshimit të sistemit në vitet 90-të,si aktorë politikë në të parën ka qënë edhe Esat Pashë Toptani, dhe në të dytën ,Sali Ramë Berisha.Në një distancë kohe me tepër se 100-vjetë,ata ngjasojnë si dy pika uji, për antishqiptarizmin,urrejtjen njerëzore ndaj kundërshtarëve politikë,dhunën dhe masat represive të zbatuara në marjen dhe mbajtjen e pushtetit,hipokrizinë dhe mashtrimin,përdorimin si mish për top të turmave të verbëra pa ndjenja kombëtare.

Esat Pasha luftoi për një shqipëri brënda ciflikut dhe influencës së tij.Ndërsa Sali Berisha synoi një Shqipëri të sunduar nga autokracia dhe egocentrizmi bajraktar, nga pushteti familjar dhe i klaneve deri armiqësore ,për një Shqipëri të orjentuar nga lindja dhe jo nga perëndimi.Esati,nuk donte ti dëgjonte as emrin shqipërisë, shkruan dhëndri i tij Sami Vrioni,se “Ai kurrë nuk e zuri në gojë për mirë emrin e shqipërisë.Ai nuk e donte shqipërinë.”Ndërsa,Sali Berisha e tromaksi gazetarin Fisher,kur ky po e intervistonte për ngjarjet e marsit të vitit 1997. Prej gojës së tij, gazetari dëgjoi të përsëritur shprehjen famëkeqe të Luigjit të 14-të:”Pas meje qameti.”Dhe për këtë qamet Berisha kishte punuar që nga koha e sistemit të shkuar,duke vazhduar më tej në vitet 90-të,me uzorpimin e PD-së,e të shtetit shqiptar.
Poshtërsitë e Esat Pashë Toptanit ndaj Shqipërisë janë të pa fundme. Shkrimtari francez J.Bourcart në librin e botuar në 1921,me titull,”L’’Albanie et les Albanias”,për Esat Pashën shkruante se ishte “xhahil””i pa ngopur”,se “kishte rënë pas të këqijave,një feudal i pamëshirshëm dhe cnjerëzorë”….se “Pranoi coptimin e vendit të tij dhe i nguli sytë vetëm administrimit të Shqipërisë së Mesme,të cilën e donte ta mbante për vete”.
Në këto 32-vjet nga ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri sa herë është kërcënuar siguria kombëtare,është poshtëruar demokracia në vend,është dhunuar dhe vjedhur prona,liria dhe demokracia,sa herë është sabotuar çështja e Kosovës kur ka dalë në rend të ditës për zgjidhje,këto janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga otomani, që e ka emrin Sali Berisha.
Këto figura të errëta,mes shumë të zezave për kombin shqiptar, i shikojmë të kenë qënë të orientuara dhe plotësisht në shërbim të shovinistëve serbë. Ata u kanë tregëtuar Karagjeorgjevicëve antishqiptarizëm,shërbime dhe hapsira shqiptare në këmbim të parave,sigurisë dhe mbrojtjes së kokës dhe cifliqeve të tyre. Esati i Zi,në 1913 ja shiti Shkodrën Malazezëve,dhe më pas serbëve,në shkëmbim të thasëve me florin,shkruante kunati i tij Syrja bej Vlora. Se marrëveshja e bërë nga Esati,me gjeneralin e Malit të Zi,Vukovic dhe konsullin Plambac,ishte një pazar poshtërues për Shqipërinë, në kohën kur forcat ndërkombëtare,do të mernin në dorëzim qytetin”. Ndërsa pjesën jugore të shqipërisë Esati i Zi,ua shiti grekëve,Vlorën Italianëve,me kushtë që ata njihnin si princ i Shqipërisë nga Lumi Shkumbin deri në Lumin e Matit.
Po bajraktari Berisha çfarë shërbimesh ju ka afruar sërbomdhenjëve në kurriz të Shqipërisë? Veprimtaria qeverisëse dhe opozitare e qoftëlargut ka qënë dhe vazhdon të jetë e mbushur me akte që u kanë shërbyer qarqeve shoviniste sërbe.Kur shqipëria në vitet 90-të,ishte nën flakë e zjarr, thuhet se qarqet sërbe synonin që frenat e opozitës që po lindëte ti merte Sali Berisha,duke organizuar puce në radhët dhe strukturat e PD-së.Atyre u duhej dhëndërri në krye të shtetit shqiptarë.Me atë në krye djegja e vendit u realizua ashtu si e donin armiqtë e shqipërisë.Në vitet ‘95- ‘96, ishin sprova sesi Berisha asgjesoi deri edhe fizikisht opozitën e vendit dhe ndërtoi sistemin e vjedhjes dhe grabitjes së votës së lirë. Kur Berisha i kishte vënë zjarrin vendit,në Kosovë sërbomdhenjtë vazhdonin reprezaljet e egra,ndryshonin kushtetutën për të ligjëruar dhunën,masakrat dhe përzënien e kosovarëve nga vendi i tyre.Po në vitin 1997 kur Kosova rrethohej me take, sërbomdhenjtë,me kolonat e pesta që kishin brenda, i kishin vënë flakën edhe Shqipërisë.Millosheviçi, në përgjigjen drejtuar opozitës sërbe që kërkonte të dinte se ku kishin shkuar miliona nga buxheti i shtetit i përgjigjet ;- se ju kanë plasur sytë, nuk po shikoni si po digjet Shqipëria,se atje i kërkoni miljonat e munguara. Në vitin 1998,kur Saliu po kryente grusht shteti në Shqipëri,në të njëjtën kohë në Kosovë kishin nisur operacionet e egra të spastrimit etnik.
Jo vetëm në kohën e luftës në Kosovë por edhe më pas, kur duhej të menaxhohej paqija vrehen qartë qëndrimet regresive dhe penguese të opozitës të drejtuar nga rrumpalla.Sa hetë që Beogradi vihej në siklet nga trysnia ndërkombëtare,për çështjen e Kosovës si shtet i pavarur,në shqipëri nga opozita nisnin grevat e urisë,marshimet dhe përdori i dhunës ndaj institucioneve shtetërore.Ndërsa kur Sërbia gjëmonte nga isterizma nacionaliste ; ”Kosovën do ta rimarim edhe me gjak”,opozita famëkeqe shqiptare i preu përfundimishtë lidhjet me demokracinë e vërtetë,me rrugën europiane të lirisë, duke u deklaruar plotësishtë për rrugën aziatiko-lindore.Ajo i dogji mandatet në Parlament, dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale. Kriza që impononte opozita e djallit në Shqipëri ishte mbështetja më e mirë për nacionalistët dhe shovinistët në Beograd.

Esat Pash Toptani dhe Sali Ramë Berisha,nuk e kanë patur problem të dalin edhe hapur më shërbim të shovinistëve sërbë, kur ata janë ndodhur në ditëtë të vështira. Në vitin 1917,kur ushtria serbe u shkatërrua plotësisht nga ushtria austriake,sa u rrezikua dhe jeta e mbretit Petro,Esat Pashë Toptani në shkëmbim të 30.000 monedhave flori ,i hapi koridorin e shpëtimit, Malësi e Madhe,Durrës,Vlorë për tu përqëndruar në Korfuz.Ishte rasti më i mirë në histori ,shkruan Syrja Bej Vlora,ku në vënd të floririt Esat Pasha, shpëtimin e ushtrisë sërbe duhet ta kushtëzonte me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë .Por Esati nuk e donte Kosovën.Për të gjithçka ishin florinjtë.

Por historia përsëritet. Një shekull më pas,në vitin 1997 kur Serbia ndodhej në kushtet e embargos nga bota demokratike për krimet e kryera në Kosovë,dhëndri i tyre Sali e prishi embargon dhe furrnizoi makinerinë e luftës së Sërbisë,për të vrarë dhe gjakosur popullin e Kosovës. Është marrëzi kur dëgjon sot qoftëlargun të akuzoi për tradhëti heronjtë e luftës në Kosovë,se ata kanë patur projekte me Sërbinë për shkëmbimin e teritoreve mes tyre.Madje qoftëlargu i kërcënonte këta heronjë se do ti varte në mes të Prishtinës,nëse ata do ta bënin veprime të tilla. Nuk ka më qartë ku tregohet se si e përdor Berisha ultra nacionalizmin dhe patërjotizmin ekstrem, deri në primitivizëm për të mbuluar aktet e shëmtuara dhe antishqiptare të kryer me vepra nga ai në shërbim të Sërbisë.
Në kohën kur luftëtarët e lirisë në Kosovë derdhnin gjakun për atdheun ,Sali Berisha i quante ata anarkista dhe komunista, Marksistë -Leninistë,rrebelë të shitur te armiqtë e Kosovës.Kur NATO, kryente bashkveprim me Ushtrinë Clirimtare të Kosovës në teren,ky klloun politik e cilësonte luftën si lëvizje terroriste.Vlerësime të tilla politike të vëna në gojën e Berishës,në të vërtetë gatuheshin në guzhinën e Beogradit.

Kur dhëndërri bënte takime të fshehta me Milloshevicin dhe Grigorovin në dëm të Kosovës,trimat e Adem Jasharit luftonin me pushkë dhe diplomaci, si në Rambuje e gjetkë,për ta shpallur Kosovën shtetë të pavarur.Në ndryshim nga ata,Beogradi dhe Berisha kërkonin, jo pavarësinë ,por autonominë e Kosovës.Cfarë e detyronte Berishën,madje edhe sot,të jetë në një frekuencë politike me Beogradin dhe kundër vendimeve të Rambujesë?Të kërkoje autonominë dhe jo pamvarësinë e Kosovës, ishte tradhëti kombëtare,braktisje dhe shitje e saj,një njollë e zezë turpi për këta matrapazë politikë e ordinerë.

Esat Pashë Toptani synonte ta fshinte Shqipërinë nga harta fizike e botës,duke e parë si një shprehje gjeografike.Në 14 shtator 1914,në krye të ushtrisë serbe ai pushtoi Tiranën dhe Durrësin, ku krijoi qeverinë nën ndikimin e tij.Ndërsa Sali Berisha donte ta fshinte shqipërinë nga harta e vendeve me demokraci të vërtetë liberale, dhe ta mbante atë një autokraci lindore.Shkencat shoqërore në Shqipëri por edhe në botë duhet ta studiojnë si një rastë i veçantë sesi një bajraktar,komunist ekstremist,i konvertuar në demokrat, mundi ta degjeneronte dhe ti ndryshonte drejtimin dhe përmbajtjen Lëvizjes Studentore të Dhjetorit. Nga një lëvizje demokratike e ktheu në një lëvizje cartiste, anarkiste,gati luftë civile.Ndërsa qeverisjen demokratike në shoqërinë pluraliste ,e zbatoi si dhunë dhe terror,si masakra dhe genocid shtetëror,në një luftë të ashpër klasash,ku shteti i bajraktarit nën drejtimin e tij,mund të rrëzohet dhe ngrihet sipas oreksit të tij.Ku më mirë se te qeverisja e Berishës studiuesit do të gjejnë të konkretizuara pas gati 600-vjetëve tezat makiaveliste se shteti jam unë,se unë vras në emër të shtetit,se unë jam ligji dhe drejtësia . Ekonominë e tregut e zvëndësoi me piramidat e Sudes,të udhëhequra nga ligjet e xhunglës, të drejtuara nga mafja e brendshme dhe ndërkombëtare.Nuk do të gjendet rast më unik në botë ku kryetari i qeverisë ishte njëkohësishtë edhe kryetari i mafjes,i strukturave kriminale,i bandave nga ato më ordineret deri te më të sofistikuarat të tipit Bin Ladenit,ato të Al-Kajdës, të Fasllicëve,etj.
Ashtu si oktapodi në ditët e krizës së tij fillon të hajë kënbët e veta ,ashtu edhe i ashtëquajturi revolucion i “Foltores” si faza përmbyllëse e një rruge gati 32-vjecare të dështuar,të një partie antidemokratike dhe antishoqërore e udhëhequr nga një diktator me formim feudal,do të shkatërroi vetveten duke e kthyer këtë lëvizje dhe liderit e saj, në një relike në muzeun e historisë.Ata po shkojnë drejtë fundit të tyre.Në vendët e demokracisë lindore,argumenton Piketi,partive si motra të PD-së,sot u është harruar emri,se janë krijuar parti të reja,duke u ndarë përfundimishtë nga baza sociale e partisë ku në fillimin e ndryshimeve politike dhe shoqërore,vec idealistëve kishin depërtuar edhe,kriminelë,hajdutë dhe njërëz të dënuar,njerëz pa ideale e bindje demokratike.Në PD-në e Berishës ndodhi e kundërta, u përjashtuan demokratët e vërteë dhe u stimuluan kriminelët që uzorponin partinë.Kjo është një nga arsyet kryesore që kjo parti po shkon me ritme të shpejta drejt falimentimit.
Esat Pashë Toptani për shërbimet e bëra ndaj shovinistëve serbë, u shpërblye nga ata me para dhe dekorata.Vetë mbreti Petro i vendosi në gjoks dekoratën më të lartë,medaljen për sovranët,”Karagjeorgjevic”.Para dhe dekorata i dhanë edhe Francezët,Italianët,Anglezët dhe Grekët,të gjithë ata që kishin hartuar planin e coptimit të Shqipërisë.Ndërsa populli shqiptarë dhe qeveria e Lushnjës e kishin dënuar Esatin, si tradhëtar i kombit shqiptarë. Në 13qershor 1920,Esati ndëshkohet me vdekje nga Avni Rustemi,në mes të Parisit, te porta e hotelit Kontinental. Atmosferën e vrasjes së tij më mirë se kushdo e shprehu e shoqja e Esatit e cila pasi rrëmbeu të gjithë pasurinë e tij që shkonte në shifrën mbi 10.000.000 franga u shpreh me përbuzje dhe ironi, :”Nuk di tani, të qesh apo të qajë”.Edhe pas vdekjes së Esatit ishte qeveria serbe që e lejoi të varrosej në tokën e saj.Qeveritë shqiptare e kishin shpallur atë “non grata”edhe të vdekur,nëse do të flasim me termat e sotme.Ndërsa Sali Ramë Berisha ndryshe nga Esat Pashë Toptani është shpallur “non grata”nga bota demokratike,duke qënë i gjallë. Fatin tragjik të Esatit askush nuk ja uron Berishës. Por, ai mesa duket drejt fatit tragjik po shkon në mënyrë vullnetare pa e kuptuar.Akuzat e rënda të bëra ndaj tij,nga bota demokratike për korrupsion madhor, minimin e demokracisë në vënd,dhe si faktor destruktiv në vend, Saliu mundohet t’ju kundërvihet me metoda bajraktare,me revolucione dhe kundërevolucione,me intriga dhe mashtrime,të cilat e kanë çuar me kohë drejt vdekjes përfundimtare politike.Harresa dhe izolimi për bajraktarin është gati vdekje .Ky është edhe fundi i tij dhe i mercenarëve që e mbështesin atë.
E vetmja që mund ta shpëtoi nga vetvrasja revolucionare Saliun, është vetëm drejtësia pasi si thotë Niçe,vetëvrasja shkaktohet prej frikës nga vdekja.Dhe Saliu tani nuk është i frikësuar, por i tromaksur.Shpëtojeni Saliun duke e futur në burg. Nesër do të jetë vonë!
Nga Agron BERDAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *