Edicioni i dytë i Festivalit “Femfest” nis udhën e tij disa ditore, pasditen e 4 marsit në sallën e madhe të Arturbinës.

Ashtu sikundër edhe vitin e kaluar,  “Femfest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë,  e instalacione. Pjesë e  festivalit do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve.

Pas çeljes së Festivalit, datat do të vijojnë që në orët e para të paraditeve, me diskutime dhe panele të organizuara nga “Rrjeti i Fuqizimit të grave” (AWEN) dhe “Rrjeti i Grave të Kosovës” (KWN).

Një nga iniciativat më të rëndësishme të këtij edicioni, është promovimi i dramaturgeve të reja, veprat e të cilave do të botohen, me shpresën se do t’i shohin dritat e skenës sa më shpejt të jetë e mundur, si edhe një “in memoriam”, për gratë me kontribute të mëdha në fushën e artit skenik.

#bashkëmëtëforta për dje, sot dhe nesër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *