Bota e artit dhe sidomos ajo e filmit është univers më vete. Pasurohet kur prodhohen filma të bukur dhe të arrirë dhe si rrjedhim një tjetër film artistik pritet t’i bashkohet kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për filmin “Pendimi”, i cili shumë shpejt do të shfaqet në treg.

Nën regjinë e Adem Kicajt, filmi “Pendimi” përshkruan historinë e dashurisë ndërmjet dy të rinjëve.

Teksa të gjithë flisnin për historinë e dashurisë së tyre, papritur ndërhyjnë miqtë e tyre dhe nga këtu fillon të ndryshojë gjithçka.

Skenarin e filmit e ka bërë Robert Bacaj, ndërkohë që është realizuar nga IFTP-Production.

Kasta e këtij filmi përbëhet prej aktorëve profesionistë si Arben Bajgora, Mejreme Sermagjaj, Artesa Ratkoceri, Agron Aliti, Xhelal Z Fera, Silva Peposhi, Yll Berisha, Nexhmije Korqa, Besim Berisha, Antesa Korqa, Fahri Cani dhe Ulijet Korqa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *