Spektakli “Krishtlindje në Tiranë” tashmë vjen në edicionin e 8 të tij, nën drejtimin e 4 emrave tashmë të njohur si producenti i saj Sokol Guga, këngëtarj Eneda Tarifa, autori i programeve Albert Dumani si dhe avokatja e famshme Eni Cobani. Ky edicion special, do të vijë për të gjithë publikun në datën 25 Dhjetor ne televizionin Klan Plus e Klan Macedonia në Republikën e Maqedonise së Veriut. Producenti Guga këtë vit ka menduar që fabula e këtij edicioni të 8-t të jetë me këngë kushtuar Krishtlindjeve, të interpretuara nga emra të njohur të skenës si Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Emi Bogdo, Alisa Zhapa, grupi i famshëm nga Kosova Babo Darabuka, Mentor Haziri, por të ftuar specialë janë tre personalitete të cilët vijnë enkas për spektaklin “Krishtlindje në Tiranë” si këngëtari Alessandro Veneziale me 4 balerinë, ish Presidenti i Kroacisë Z. Stipe Mesiç si dhe e ftuara speciale, aktorja italiane me famë botërore Maria Grazia Cucinotta e cila do të shkelë skenën e “Krishtlindje në Tiranë” për herë të parë. Producenti e prezantuesi Sokol Guga, herë pas here ka shfaqur në rrjetet e tij sociale punë dhe surpriza që do të pasojnë këtë natë. Provat kane nisur dhe thuajse tashmë është drejt përfundimit për ti’ dhuruar publikut një spektakël të vërtetë dhe cilësor në një sallë luksoze si TKOBAP në zemër të Tiranës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *