Gerona njihet për elokuencën e saj në muzikë, këndon pothuajse të gjitha zhanret e muzikës. Në një bisedë që patëm me të gjatë kohës së karantinës u shpreh kështu: “S’më keni dëgjuar të këndoj Hajredin Pashën” 😊

Në atë kohë u praktikua të kënduarit online në platforma të ndryshme por nuk e dëgjuam këtë këngë nga artistja asnjëherë. Siç duket, këngëtarja korçare e paska kënduar disa herë këtë këngë dhe e paska mahnitur publikun në USA me zërin e saj në interpretimet live ku është e ftuar shpesh!

E ftuar në një “Sofër” në Amerikë, një sofër e “pushtuar” nga gratë këtë herë, me plis në kokë dhe flamur mbi shpatulla, Gerona duket si një malsore e vërtetë. Ajo vendosi të nderonte mysafirët me një interpretim nga trevat e veriut dhe ishte pikërisht kënga e “Hajredin Pashës”. Një interpretim i tillë, nuk do jetë i fundit sepse na besoni ishte spektakolar dhe u prit me duar në zemër nga gratë e pranishme.

Gerona, ndezi atmosferën live si për të treguar se është nga më të pëlqyerat e botës së muzikës kohët e fundit.

Ne e sjellim edhe nje herë performancën e saj live në videon e mëposhtme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *