ËNDËRR ISHTE

 

Të ruajta si dritë e syrit,

në thellësi të këtij xhani,

përcëlluar prej flakëve t’ferrit,

brejtur prej dhëmbëve të djallit.

 

Endërr ish’ e bashkë u rritëm,

qeshëm, qamë sa u sfilitëm,

ramë, u vramë e prapë u ngritëm,

bajrak sëbashku ngritëm.

 

Dashuri zëmre të mëkova,

njëra-tjetrën mbajtëm n’jetë,

n’krahëror ungjill të mblova,

unë murgeshë ti drita vetë.

 

Sonte gjumi shteg’toi larg,

ëndërr e bukur mori jetë,

mjalt i shpirtit u derdh varg,

të dyja gumëzhijmë si bletë.

 

Diana Zhiti.

Bledi Ylli

Pasion i çmendur

 

Dashuria ime e çmendur, më prit aty

Aty ku fund-et,  harrojnë të flasin.

Edhe përjetësisht, po s’ u bëm dy

…, kësaj dashurie do i përkasim !

 

Atë qiri, ndezur dikur me flakën time

Mos e lejo, ta shuajnë erërat parodike.

E çmendura dashuri, marrëzia ime

Jam këtu, për të mundur çdo lloj frike !

 

Më prit aty, dëshira ime e çmendur

Bëhu adhurim, më prit siç unë të pres.

Sepse ky pasion, brenda nesh i gdhendur

Dhe dy jetë të tjera mundet që të pres !

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *