Miqësia në ditët e sotme ka një dallim eksidencial në krahasim me kohën ku vërtet kishte miqësi të sinqertë.Kjo miqësi bazohej mbi tërheqjen me shtysa të brendshme per të pasur një shoqje apo shok në aspekte fizike,intelektuale dhe pa interes,ku e gjitha ishte në kriterin që shoqërinë ta zgjidhje më të mirë se veten.Miqësite në vetë karakterin e tyre zhvillohen që në fëmijèri me grupe shoqërore të caktuara ku aty shënonte pikënisja e duhur në zhvillimin e personalitetit të gjithësecilit. Pra, ndodh fokusimi në detaje ku peshohen vlerat, zakonet, kohëzgjatja.Por, sot në “kohët moderne” prioritet ka miqësia bazuar në interesin apo ortakërinë, pra kur tjetri është i dobishëm për një farë kohe. Këto miqësi cekëtinë janë sipërfaqësore, si të thuash aksidentale. Në thelbin e saj miqësia bazohet në virtyte, karakter dhe dinjitet ku gjithsecili të ndihet komod dhe shoqëria të marrë trajta më afektive . Ka dhe miqësi “sfidë” kur kjo miqësi ndikohet nga kushte të caktuara, ku përcaktohet suksesi, sjellja, reagimet, rastësitë e momentit. Kur lidhja sociale reciproke nuk shikohet nga një këndvështrim i perbashkët objektiv miqësia prishet sepse raporti i barabartë dhe vlerësimi me disponibilitet reciprok nuk funksionon. Duhet theksuar që ka dhe miqësi ndërmjet kulturave, shtresave të ndryshme sociale dhe intelektuale ku çdo gur themeltar ndjesor bëhet investim i duhur që kjo miqësi të eci pacënuar personalitetin e secilit individ. Sot shihen rëndom miqësitë që prishen sikur nuk kanë ekzistuar kurrë. E gjitha kjo krijon një diskomfort të madh emocional tek personi që lëndohet duke krijuar dhe aksioma të dëmshme në rastet kur miqësia del nga vetja. Sot më shumë se kurrë njerëzit janë bërë kaq të ftohtë me njëri-tjetrin dhe vlen të theksohet se është shumë e rëndësishme që shoqeria të ndërgjegjsohet të japë dhe të marrë lumturi. Koha jonë e çmuar dhe me shumë vlerë duhet të jetë disponibël, imune dhe intuitive për t’a jetuar jetën më bukur drejt një tolerance dhe raporti të barabartë ku motoja duhet të jetë: “Çdo ditë një përqafim në rrugën e ndjesive jetësore…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *