Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Homazhe për pishinat e Irfanit! Nga Agron Berdaj

Ngjarjet në “Prestige Resort”,edhe pse nga nje pjesë e masmedjas dhe e politikës po paraqitet si një ngjarje tragjike,nuk është aspak e tillë.Thjeshtë u clirua një sipërfaqe prej 4500 metër katrorë tok,dhe dete e pushtuar nga bandat e korrupsionit në vend. Kur funksjonon ligji mbanë erë demokraci dhe shtetë i së drejtës.Pushtuesit e kësaj hapsire kanë vënë në lëvizje masmedjat e tyre, disa politikanë nga të gjitha krahët,për të argumentuar në publik,se grabitja e këtij teritori nga rrëmbyesit ,ka qënë një vjedhje e mirë,e këndëshme,romantike,sipas traditës”Tokë e Xanun”, se ndërtimet e paligjëshme atje kanë zbukuruar mjedisin, dhe se qënkan e vetmja rrugë që sipas tyre të shpie në Europë.Në vazhdim të trushpëlarjes së tyre grabitja e teritorit bregdetar, nuk është bërë me metoda klasike e tradicionale,me dhunë e zhurmë,as me përdorimin e armëve sic dinë të bëjnë banditët ordinerë,por është një vjedhje e butë, e specializuar,me metoda të qeta,në shkëmbim edhe të ndonjë akti humanitar,e kryer nën hijen e pushtetarëve me kollaro, miqëve të grabitesit.Nuk e di se këta gazetarë dhe politikanë ku e gjejnë guximin të mbrojnë krimin.Në përmbajtje vjedhja është një rrëmbim dhe tjetërsim prone,përdhunim i shtetit dhe i drejtësisë shqiptare. Nuk ka vjedhje të mirë,gjysëm të mirë, apo të keqe.Vjedhja ka të njëjtin përkufizim.Masat ndëshkuese janë të ndryshme. Analiza e ndodhive në ”Prestige Resort”,nuk është e lehtë. Në këtë ngjarje nuk kemi thjeshtë prishje muresh betoni, pishinash e clirimin e hapsirave të pushtuara.Këto janë ana e jashtëme e problemit,fasada, si të thuash paraskena e teatrit që po luhet.E rëndësishme është se cfar ndodh në prapaskenë,se cpërfaqëson hysenbellizmi,si fenomen ekonomik,politik,social,moral dhe shoqërorë.Pa frikë duhet thënë se kemi të bëjmë me një institucion,me një shkollë politike që duhet të mbai emrin e Irfan Hyesnbelliu.E tepron ca mund të thotë ndokushë kur i mjeri Irfan mbahet mënd si kapter i ushtrisë pa cilësitë dhe kualitete akademike. Nuk gaboj aspak.Jo vetëm Irfani, por të gjithë Irfanët e shqipërisë zotrojnë pushtetin ekonomik,diktojnë politiken,strategjinë e zhvillimit të vendit,legjislacionin dhe organizimin e pushtetit ekzekutiv. Te hysenbellizmi shqiptarë shikojmë se si deformohen dhe përthyhen ligjet e shtetit,si kompromentohen dhe degjenerojnë politikanët,si krijohen dhe funksjonojnë elitat e oligarkëve dhe vasalëve të tyre.Më tragjikja është sesi në Shqipëri po ndërtohet ekonomia kapitaliste me metodat e feudalizmit duke zbatuar ligjet e xhunglës.Ky realitet të bën të kuptosh më mirë sesi fuqi të tilla të pa kontrolluara, e mafja e masmedjas arrinë të mbysin të vërtetën, dhe mendimin e lirë, ku të zezën ta quajnë të bardhë,krimin si forcë lëvizëse të shoqërisë,korrupsjonin si mjet zhvillimi,si rrugë për të shkuar në Eurpopë. Vetëm në stanin e hysenbellinjëve shqiptarë mund të kuptosh sesi funksjonojnë intrigat, prapaskenat e armiqësitë për të shkatërruar konkurencën e ndershme dhe mendimin e lirë.Këtu kupton sesi vidhet populli, dhe si rriten krimbat, oligarkët. Shikoni personazhet që lëvizin në ngjarjen”Prestige Resort”, parti politike,deputetet,gazetarë,ligjëvënës,gjyqtarëë ,etj.Vëzhgoni me vëmëndje avokatët që janë vënë në mbrojtje të krimit,evazionit fiskal,mospagimit të taksave, që si thuhet janë bërë të zakonshme në pashallëkun e hysenbellinjëve.Emrat e këtyre avokatëve të djallit përmënden si lëpirësa në sofrën e korrupsjonit të Irfanit,si vemje politike që qurraviten në bollëkun e këtij cifliku,gazetarë që lehin jo për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë,por punët e pista dhe korruptive të qehajait që i paguan. Në shkollën e hysanbellinjëve mund të dalloshë me lehtësi sesi trafiku i influencave politike ushqen krimin,korrupsjonin dhe qëndrimet antiligjore.Realisht këtu mund të kuptosh raportet e vërteta mes pozitës dhe opozitës,fallcitetin e jetës parlamentare, fuqinë e pa kundërshtueshme të kulisave politike të zhvilluara në”Prestige Resort”. Në Parlament,partitë politike ditën i shpallin njëra tjetrës luftën e shënjtë,ndërsa natën në mjediset përrallore të hysenëbellinjëve shqiptarë,ata puthen e dashurohen mes tyre,bëjnë krushqi politike,por edhe pazare korruptive.Në këto vënde të errëta caktohet sesi do të lëvizin edhe deputetët,në cilën parti duhet të shkojnë,kë subjekt duhet të tradhëtojnë, dhe me kë duhet të bashkohen.Është ky ndikim, që disa deputetë paraditja i zë politikishtë majtas,dreka në boshtin e qëndrës, dhe darka në sofrën e përbashkët politike të hysanbellinjëve shqiptarë,ku qajnë hallet dhe ndajnë nektarin e korrupsjonit.Ndërsa mëngjezi të pakënaqurit nga këto pazare i gjenë ekstremistë të djathtë,opozitarë me kobure në dorë kundër pozitës.Lëvizja e këtij tipi politikanësh është saktësishtë kahja nga lëviz krimi dhe korrupsjoni.Ky është departamenti politik i shkollës së hysenbellinjëve ku shumë politikanë dhe pushtetarë përulen me nderim duke zbatuar programin dhe moralin e saj. Shkolla politik e hysanbellinjëve,ka edhe departamentin ku mësohet e zbatohen teoria dhe praktika e opozitarizmit.Është qesharake që opozitarizmi i PD-së, është cvendosur të pishinat e Irfanit.Akoma më nostalgjik në mbrojtje të tyre janë disa deputet dhe deputete të këtij sekti politik, që thuhet se pas seksit në mjediset luksoze të resortit,ata laheshin në pishinat plot aromë dhe freski.Deri aty ka arritur opozita sa pishinat e Irfanit ti quajë si “Pishinat e Lirisë”, si vëndi ku ajo do të bëhet theror,nga ku do të nisin revolucionet dhe kundërevolucionet në përmbysje të qeverisë. Më aktivët në mbrojtje të pishinave nuk janë ata politikanë që priteshin në resort me nderime ,ku hynin nga porta kryesore,në kushte romantike, atje ku muzika vjeneze dhe vera francize u shtonin emocionet dhe urinë seksuale.Jo,më e flaktë është ndonjëra nga ato që është futur në resortë nga porta e pasme,pa shumë komoditete,me koridore të errëta si ilegale,ata që thuhet se edhe janë fotografuar.Ndoshta e bëjnë nga frika e fototografive. Në planin opozitarë,në pozita më poshtëruese është vënë Qoftëlargu i cili para pak kohësh e quajti Irfanin kapter të Taulant Ballës, dhe tani e ka rreshtuar partinë në mbrojtje të pishinave të kapterit .Por, homazhe në pishinat e Irfanit,tashmë gërmalla nuk bëjnë vetëm deputetët e opozitës por edhe disa të pozitës.Ata edhe pse nuk shfaqen të pishinat,nuk do të thotë se u mungon dhimbja dhe kujtimet për këtë parajs të humbur. E para që duhet të ballafaqohet me rrënojat e hysenbellizmit shqiptarë dhe me dëmet e shkaktuara në ekonominë e vëndit, duhet të jetë qevria.Nën hundët e saj ka kaluar cdo llojë shkelje ligjore,invazjoni dhe mospagimi i taksave.Nëse aksioni i ndërmarë do të mbyllet te pishinat e Irfanit dhe nuk do të shtrihet në gjithë hapsirën shqiptare,kjo do të thotë se ka tradhëti burra, dhe cdo gjë është bërë tendecioze.Le të shpresojmë se do të ketë sa më pak bultozjerë dhe prishje, dhe sa më tepër konfiskime dhe para në arkën e shtetit. Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Plane për dasmë dhe një fëmijë të dytë? Rrëfehet Olta Gixhari, zbulon portretin e partnerit

Next Post

Ori: My day has come

Advertisement