Aktoret shqiptar ngelen figurat mē tē dashura pēr artēdashēsit sepse rolet e tyre depërtuan si njē prelud arti nē zemrat e gjithē shqiptarēve.Njē figurē e dashur pēr të gjithē ështē dhe aktori i talentuar Sadush Ylli.Njē artist me njē profil krijues tepēr fin dhe tē veçantē.Sadush Ylli lindi mē 28.1.1961 nē Tiranē.Fillimet e para datojnē nē moshēn 13 vjeçare ku ai ka interpretuar nē konkursin e parē pēr pioner nē RTSH nē vitin 1974. Nē vitin 1975 ka interpretuar me nje rol kryesor në dramēn “Bijtë e partizanēve” tē Miho Gjinit me rregji tē Prokop Mimēs.Nē atē periudhē kjo dramē u kthye nē telefilmin e parë televiziv pēr fēmijē nē RTSH.Sadush Ylli është dalluar dhe si regjizor duke vēnē nē skenē disa pjesē .Si aktor ēshtē aktivizuar nga viti 1973-2011.Nē teater ai ka shkēlqyer si aktor profesionist nē Teatrin Popullor nē rolet: E fratit te “Romeo e Xhuljeta” ,rrobaqepsi te “zbutja e kryeneçes”,vellai te drama “Neser ēshtē vonē”, Fahriu te komedia e Ruzhdi Pulahës “I harruari”,Gazi te drama “Nata me hënē”.Nē kinematografi ka realizuar karaktere tē spikatura si te:”Qortimet e vjeshtēs nē rolin e Dikut,Guri i besēs,Ariana ,Mao cedun,Letra ere,Yjet e tē ardhmes,Amaneti.Sadush Ylli ka spikatur si artist nēpērmjet monologut tē brendshēm duke zbërthyer gjithē shqetsimet dhe mendimet e personazhit .Vihet re individualiteti që e karakterizon nē role nē unitet mendimi dhe roli.Ka luajtur shumē karaktere tē ndryshme dhe gjithmonē na ka surprizuar me talentin e tij ,ku bie nē sy bota emocionale e tij dhe zhvillimi i karaktereve që janē kaq jetēsor dhe tē natyrshëm.Publiku njohu te Sadushi njē nivel tē lartē aktrimi ,njē brendi force dhe pasioni ,njē plastikē dhe realizim tē fjalēs ku spikat dukshēm njē reflektim dhe impuls magjie për artin dramatik.Aktori Sadush Ylli ka vēnē nē skenē tre premiera duke qēnē dhe as/regjizor .Ka drejtuar emisionin “Udhētim nēpēr Shqipēri”me Agim Pepēn nē radio Tirana…po kētu ka shkruajtur dy radio drama.Duke folur pēr kētē aktor klass shpalosim gjithē rolet dhe karakteret e tij qē vinē kaq natyrshēm nē kēto beteja ndiesore futur nēn lëkurēn e personazhit.Sot ky brez aktorësh ēshtē i papērsēritshēm ku Sadush Ylli ka mbart dhe mbart firmēn e vet nē artin e vērtet skenik.
RUDINA PAPAJANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *