Zgjedhjet na trembin,na japin ndjesi jo të këndshme,kur e dimë që duhet të vendosim për diçka.Mendoj që frika më e madhe është jo për faktin që duhet të zgjedhim por për faktin që duhet të lemë mbrapa një nga alternativat që na ofrohen.Po sikur ajo që nuk do zgjedh të jetë e duhura për mua?Po sikur të më duhet të heq dorë nga mundesia e jetës time?Duhet të pranojmë që të zgjedhësh midis dy apo më shumë alternativave nuk është  e lehtë por kjo është jeta,në mënyrë që ne të rritemi dhe të përjetojmë eksperienca që shpirti ynë ka nevojë për t’u plotësuar duhet të vendosim.Përgjegjësia për të zgjedhur ne na është dhënë shumë herët,që kur kemi qenë  fëmijë na kanë pyetur se cilin prind do më shumë mamin apo babin,zgjidh tani.Kur do studiojmë duhet të zgjedhim degën që të plotesonte të gjitha kriteret,kur jemi diplomuar duhet të zgjidhnimim vendin e punës me të mirë dhe kur bëhej fjalë për të zgjedhur personin që do kalonim jetën duhej të zgjidhnim atë që do aprovonte familja,shoqëria,fisi etj.Nuk ekziston një formulë e veçantë që ne na siguron për zgjedhjet që bëjmë në jetë që do jenë të duhurat për ne.Kur jemi përballë zgjedhjeve të rëndësishme si përshembull zgjedhja e një shteti ku do jetojmë,zgjedhja e profesionit apo zgjedhja e partnerit duhet mos ta marrim këtë vendim tonin kaq përfundimtar.Edhe nëse vendimi që ne do marrim nuk rezulton i duhuri mbas disa kohësh nuk ka problem,jemi njerëz dhe na lejohen gabimet,fundja e vetmja mënyrë që të rritemi dhe të formohemi është duke provuar dhe kur provon pritet që të gabojmë.Të gjitha pasojat e vendimeve tona bien mbi ne dhe sikur edhe vendimin më jo të përshtatshëm të kemi marr kjo nuk na bën më pak të suksesshëm apo më pak të përshtatshëm për të qenë të lumtur.Prandaj sa herë të jeni përballë një vendimi për të bërë një zgjedhje mos e stresoni veten për sa kohë pasojat e atij vendimi bien vetëm mbi ty,e di që në shumë raste ju duket sikur do lëndoni dhe njerëzit e tjerë  me vendimet tuaja dhe ju duket sikur do zhgënjeni shumë njerëz por nuk është përgjegjësia juaj për të bërë të lumtur të tjerët.Përgjegjësia dhe detyra juaj është të bëni të lumtur veten tuaj dhe të përpiqeni vazhdimisht në jetë për të kërkuar më të mirën.Marr mesazhe të shumta nga njerëz në rrjetet sociale të cilët kërkojnë këshillën time se si të marrim vendimin e duhur për partnerin dhe për profesionin që duam të ushtrojmë.

Po filloj me rastin e parë kur nuk jemi të sigurtë nëse personi që ne po njihemi është i duhuri për ne.Jemi rritur me idenë që në jetë personi i parë që ne njihemi duhet të jetë ai që ne do martohemi dhe do krijojmë familje,dhe kjo metodë është mbrojtur me fanatizëm ndër vite në kultura të ndryshme sidomos në vendet jo të zhvilluara.Shumë njerëz janë detyruar dhe kanë zgjedhur personin e gabuar vetem nga presioni i paragjykimit të shoqërisë.Më kujtohet periudha që kisha mbaruar studimet dhe fillova punë,atë periudhë familja dhe të njohurit filluan me pyetjet e zakonshme: kur do njihesh me dikë,kur do martohesh se tani ka ardhur momenti dhe shpesh herë e ndieja si presion që duhej patjetër të kisha dhe unë dikë.Ndihesha sikur isha ndryshe nga shumica e njerëzve që njihja.Nëse dëshiron të zgjedhësh dikë që të plotësojë pritshmëritë e tua dhe të jetoni bashkë një jetë të lumtur atëherë mos i ul standartet e tua dhe mos u ndiko se çfarë do mendojnë të tjerët për zgjedhjen tënde,vendos me zemër.Nëse e ndien me zemër që ai person ka disa cilësi të mira dhe  mendon që ai person  e meriton mundesinë të njiheni më mirë atëherë bëje,por vendos në bazë të pritshmërive të tua dhe jo të shoqërisë.Liroje veten dhe ji vetvetja,mos gjyko dhe mos u përpiq të ndryshosh personin që ke përballë.Jepi mundesinë atij/asaj që të veprojë lirshëm,kjo është mënyra e vetme që ta njohësh në të vërtet ashtu si është dhe nëse pritshmëritë e tua nuk plotësohen vazhdo jetën dhe mos u ndiej keq nëse duhet ti thuash jo dhe ta ndërpresësh njohjen tuaj.Mos harro që nuk është detyra jote të bësh njerëzit të lumtur,mbroji ndjenjat e tua dhe kërko më të mirën.

Marrim rastin e profesionit ‘ideal’ e thënë në mënyrë tjetër ,në rastin e profesionit që ju lumturon dhe ju zgjon pasionin për jetën.Kur nuk jeni të sigurtë nëse ajo që jeni duke bërë është profesioni që do ushtroni gjatë gjithë jetës apo kur keni investuar kohë dhe para për të studiuar për diçka që nuk e keni më dëshirë duhet të keni parasysh diçka.Ka raste që arsyeja e vërtet që nuk ju lumturon profesioni juaj mund të jenë rrethanat e tjera si stafi i kompanisë,shefi,menaxheri ,pozicioni i punës etj.Pra janë arsye të tjera që fshihen mbrapa asaj mungesës së dëshirës për të shkuar në punë.Në këtë rast shkruaj arsyet pse nuk të pëlqen puna,nëse arsyet janë : shefja më shfrytëzon,menaxheri nuk më respekton,kolegët janë ironik etj, atëherë nuk është problemi te profesioni por te ambienti toksik i punës.Arsyeja tjetër është vërtet fakti që ky profesion nuk është për ty,pyet veten nëse do ishe i/e gatshme çdo ditë të jetës tënde të bëje këtë punë apo profesion dhe madje ta bëje falas,si do ndiheshe, çfarë ndjesie të jep?Nëse ndien një zgjerim te kraharori dhe arrin ta shikosh veten në të ardhmen duke e bërë këtë punë je ok,por nëse ndien një ngushtim te kraharori dhe nuk do as ta mendosh që do bësh këtë punë atëherë nuk është për ty.Gjithçka,edhe profesioni më fisnik, më i paguar apo më i përshtatshëm nëse bëhet pa pasion nuk ka energji dhe do dështojë shumë shpejt.Ajo që i bën gjërat të funksionojnë dhe njerëzit të shkëlqejnë është pasioni për atë që janë duke bërë.Mënyra e vetme që të kuptosh se çfarë është ajo që do të bësh në jetë është kur zgjohesh në mëngjes gjëja e parë thjesht shkruaj dëshirat që ke në jetë,atë që ti vërtet do dhe jo atë që presin të tjerët për ty.

Të dyja këto raste duken që janë shumë të rëndësishme dhe duhet ‘me patjeter’ të marrim vendimin e duhur.Por unë mendoj që nuk ka vendim të duhur apo vendim të gabuar për sa kohë jeta vazhdon.Për sa kohë ne jemi gjallë asgjë nuk duhet marr kaq seriozisht,jemi gjallë kemi mundesinë të veprojme përsëri ndryshe derisa të jemi të lumtur me vendimin tonë.Prandaj mos u trembni nga zgjedhjet,bëj zgjedhjen që ti mendon se është më e përshtatshmja për ty dhe nëse nuk funksionon atëherë bëj zgjedhje tjetër.Nuk është kaq lojë serioze jeta jo,e kemi kthyer ne kështu. Shpesh herë në lidhje me situata të caktuara e përcaktojmë veten si më të mirë apo sikur dikush është më poshtë se ne.Më ka ndodhur dhe mua që të shikoj dikë si konkurent dhe të bëj veprime apo zgjedhje që nuk e kam ndier ti bëj por i kam bërë  vetëm për ti vërtetuar personit në fjalë që unë mundem.Kur zgjedhjet në jetë i bëjmë në bazë të egos nuk na japin lumturi na japin një gëzim të përkohshëm që zgjat disa sekonda por jo lumturi dhe plotësim në shpirt,shpesh ndiejmë një ngushtim në kraharor,sepse e kemi detyruar veten të bëjmë diçka që nuk e kemi ndier.Vendimet që ne marrim duke dëgjuar egon janë vendime të vogla por mund të jenë dhe vendime të një rëndësie të madhe.Prandaj para se të merrni një vendim në jetë pyet veten: Pse dua ta bëj këtë gjë?Është vërtet ajo që unë dua të bëj dhe që do më jap lumturi?Por si gjithçka tjetër në jetë duhet ta balancojmë,ka raste që egoja është ajo që të mbron dhe na duhet që të mendojmë për veten,pra ndonjëherë na duhet egoja që të na rikujtojë ta duam veten.Por nuk duhet  të marrim vendimet në jetë nga egoja,ta duam veten dhe të bëjmë zgjedhjet sipas asaj që na thotë zemra.Mbajeni egon aty,uljani volumin por mbajeni se do ketë raste që rrethanat aty jashtë do të bëjnë të heqësh dorë nga vetja dhe egoja do të ulerasë: duaje veten!Pra ego nuk është e keqe,ne e keqpërdorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *