1. Cila çokollatë është më e shëndetshme?
  2. Me qumësht
  3. E zezë
  4. E bardhë

 

  1. Dikur çokollata konsiderohej si ilaç dhe:
  2. Doktorët e përdornin për të trajtuar lëndimet e zemrës
  3. Murgjit e kishin të ndaluar ta hanin
  4. Të dyja bashkë

 

  1. Sa çokollata 40 gramëshe duhet të konsumoni për të marrë kafeinën që gjendet në një filxhan kafeje?
  2. Dy
  3. Tetë
  4. Katërmbëdhjetë

 

  1. Pse çokollata e bardhë është e bardhë?
  2. Sepse përbëhet më së shumti prej qumështi.
  3. Sepse nuk ka pluhur kakaoje.
  4. Sepse i është zbardhur ngjyra.

 

  1. Mesatarisht, sa çokollatë ha në vit një amerikan?
  2. 1 kg
  3. 2,7 kg
  4. 5.4 kg

 

  1. Pse çokollata është sinonim i dashurisë?
  2. Sepse të bën të lumtur.
  3. Sepse Romeoja ia dha atë Zhulietës.
  4. Sepse krijon varësi prej saj.

 

  1. Çfarë mund të shtosh në përzierjen e ëmbëlsirave me çokollatë për të theksuar shijen e saj?
  2. Pluhur kafeje të tretshëm në ujë (Nescafe).
  3. Salcë mollësh.
  4. Krekers të grirë.

 

  1. Cilën pjesë të lepurushit të Pashkëve prej çokollate hanë njerëzit në fillim?
  2. Veshët
  3. Bishtin
  4. Hundën

 

  1. Para shumë shekujsh, doktorët e përdornin çokollatën për të trajtuar:
  2. Turbekulozin
  3. Temperaturën e lartë
  4. Dhimbjet e kokës

 

  1. Çokollata mund të shkaktojë:
  2. Akne
  3. Migrenë
  4. Të dyja

 

  1. Çfarë bënin aztekët me kokrrat e kakaos?
  2. Luanin lojëra.
  3. I përdornin si haraç.
  4. Ushqenin me to kafshët.

 

  1. Çokollata është përbërësi sekret i cilit ushqim?
  2. Guakamoles
  3. Salcës së biftekut
  4. Moles (salcë meksikane)

 

  1. Çokollata është më e mirë sesa frutat e thata për dhëmbët:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Qumështi i thjeshtë me pak yndyrë dhe qumështi me kakao me pak yndyrë kanë të njëjtat kalori:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Nga ndryshon çokollata që përdorim për gatim, nga ajo që hamë?
  2. Ajo që është për gatim, tretet më shpejt.
  3. Është njësoj.
  4. Nuk ka sheqer.

 

  1. Çfarë është çokollata e përpunuar holandeze?
  2. Një çokollatë që vjen nga Holanda.
  3. Një çokollatë e trajtuar për të qenë më e butë.
  4. Çokollatë me më shumë qumësht dhe ajër.

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nuk është se ajo ka në përbërje spinaq, por çokollata e zezë në përgjithësi është më e shëndetshme, sepse ka më pak sheqer në përbërje. Përveç kësaj, çokollata e zezë kalon në më pak procese përpunimi, gjë që do të thotë se ajo përmban më shumë flavonoide antioksiduese, që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe të kolesterolit. Sa më shumë kakao të ketë çokollata, aq më shumë flavonoide ka ajo. Por, mos hani shumë çokollatë, me shpresë se do të përmirësoni shëndetin. Doza maksimale në ditë janë dy katrore.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Çokollata ka një reputacion të vjetër si afrodiziak. Thuhej se mbreti aztek, Montezuma, pinte një përzierje me çokollatë para se të vizitonte gratë e haremit të tij. Besohej gjithashtu se murgjit e kishin të ndaluar ta hanin atë dikur, sepse mund t’i eksitonte, ndërsa mjekët francezë e përdornin për të shëruar zemrat e lënduara.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Çokollata ka kafeinë, por jo në sasi të madhe. Ju nevojiten 14 çokollata 40 gramëshe për të marrë sasinë e kafeinës që gjendet në një filxhan kafeje. Kjo sasi do të kishte më shumë se 3000 kalori dhe më shumë se 300 gramë sheqer në të, krahasuar me vetëm 2 kalori të kafes së zezë. Çokollata e zezë ka më shumë kafeinë sesa ajo me qumësht, por edhe në këtë rast, duhen 4 çokollata për të marrë sasinë e mësipërme të kafeinës.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Çokollata e bardhë ka gjalpë kakaoje, prandaj quhet çokollatë. Por, ajo nuk ka pluhur kakaoje, i cili i jep çokollatës ngjyrën e errët.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Amerikanët janë të apasionuar pas çokollatës! Ata hanë mesatarisht 5.4 kg çokollatë në vit, shumica çokollatë me qumësht. Më shumë se 90% e tyre kanë deklaruar se preferojnë çokollatën me qumësht kundrejt asaj të zezë, apo të bardhë. Duhet të bësh shumë sport për të larguar nga trupi gjithë kaloritë e marra nga kjo çokollatë. Një gruaje me peshë 60 kg i duhet të stërvitet 4 ditë e net (95 orë) rresht për t’i djegur ato.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Çokollata ka me qindra susbstanca kimike dhe disa prej tyre veprojnë në tru. Sipas disa studimeve, ngrënia e çokollatës e stimulon trurin të prodhojë substanca opioide, nga ato që të bëjnë të ndjehesh me humor të mirë dhe i lumtur, si në rastin kur bie në dashuri.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse doni t’i jepni ndonjë ëmbëlsire me çokollatë më shumë shije çokollate, atëherë hidhni në brumë pak (një lugë kafeje, ose më pak) me kafe të tretshme. Ajo do të theksojë shijen e çokollatës në kek-e dhe biskota, pa shtuar shije kafeje ose shumë kalori të tjera.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

I shkreti lepurush! Të paktën ai nuk na dëgjon kur e hamë. Një numër shumë i madh prej nesh (76%) hanë në fillim veshët e lepurit, para se të hanë pjesën tjetër të tij. Afro 90 milionë lepurushë çokollate bëhen vetëm në SHBA gjatë Pashkëve.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Majat dhe aztekët besonin se çokollata kishte shumë aftësi shëruese. Ata e përdornin për të trajtuar gjithçka, që nga ethet, krizat e ndryshme e deri tek infeksionet e lëkurës. Kur çokollata mbërriti në Evropë në vitet 1600, disa doktorë e përdornin për të trajtuar sëmundje si ulçerën apo shiritin, ndërsa disa mendonin se ajo shkaktonte sëmundje dhe dehje!

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Mos ia hidhni fajin çokollatës për aknen. Megjithëse mënyra e të ushqyerit, veçanërisht ushqimet me sheqer dhe çokollata, shpesh fajësohen për krizat e aknes, nuk ka prova të lidhjes me tyre. Megjithatë, njerëzit me migrenë nuk janë kaq fatlumë, sepse dhimbja e tyre e kokës mund të shkaktohet nga disa ushqime dhe çokollata bën pjesë ndër to.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Mendoni se vetëm ju e donit çokollatën? Aztekët e vlerësonin aq shumë atë, sa e bënin pije dhe e përdornin për festat mbretërore dhe fetare të rëndësishme. Megjithatë, ata nuk e rrisnin dot kakaon në klimën e tyre shumë të thatë, prandaj bënin tregti me popujt e tjerë, ose i detyronin njerëzit që pushtonin, të paguanin haraç me të.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Ju mund edhe të eksperimentoni, çokollata mbase mund të përdoret edhe në gjellëra të tjera. Në Meksikë, kokrrat e kakaos vihen në një gjellë tradicionale që quhet mole. Shpesh shërbehet në ceremonitë e Ditës së të Vdekurve, ku familjet festojnë për nder të pjesëtarëve të familjes që kanë vdekur.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Jo të gjitha ëmbëlsirat janë njëlloj për dhëmbët. Një copë çokollatë në fakt i dëmton më pak dhëmbët tuaj, sepse ajo tretet dhe nuk ngelet në to, ndërsa frutat e thata dhe ëmbëlsirat e thata e lënë sheqerin në dhëmbë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Qumështi me dhe pa kakao pa yndyrë kanë të njëjtën sasi proteinash, afro 8 gramë në një gotë, por ai me kakao ka afro 50 kalori më shumë për një gotë dhe gati dyfishin e sasisë së sheqerit. Një gotë me qumësht me kakao të ëmbël plotëson nevojat tona ditore për sheqer.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Normalisht, çokollata që përdorim për gatim nuk ka sheqer. Ajo bëhet nga grirja e pjesës qendrore të kokrrës së kakaos dhe nuk i shtohet sheqer. Ja pse ajo është e quajtur çokollatë e hidhur, ose jo e ëmbël. Çokollata normale ka shumë sheqer.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Një çokollatë e përpunuar holandeze, ose thjesht holandeze është pluhur kakaoje ose liker çokollate që është trajtuar që të ketë një shije më të butë dhe ngjyrë më të errët se ajo e zakonshmja. Për këtë përdoret trajtimi i kakaos me një substancë bazike. Kakaoja e trajtuar më pas përdoret për të bërë biskota dhe torta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *