Jam Jona nga Fieri 47 vjeçe jam e mire dhe pak me shendet dhe dua nje lidhje shume sekrete me nje zoteri te mire te më ndihmoj dhe nga ekonomia se nuk jam mire ne jete kam vuajtur shume. Zoteria te lere numrin ne gazete. Me respekt Jona.

Pershendetje jam nje vajze 25 vjece nga Lushnja quhem Majlinda caloj nga kemba 1.40 e gjatë 55 kilogram. Kërkoj nje djal si vetja ose te kete qenë i martuar per lidhje serioze. Djali te jetë mosha 28 gjer në moshen 34 vjeçe. Dua vetëm lidhje serioze. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Jam nje vajze 31 vjece, e lindur ne Rumani, me origjine shqiptare, me arsim te larte, aktualisht banoj ne Tirane. Kerkoj të njoh një djalë mosha 31-40 vjeçe me arsim te larte, banues ne Tirane. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Jam Syri i kaltër nga Tirana beqare e virgjër, simpatike, elegante, brune e punësuar, familje e rregullt. Interesohem për një lidhje serioze me një zotëri beqar, banues në Tiranë në gjendje të mirë ekonomike, i punësuar, larg çdo vesi të keq, mosha 45-50 vjeç. Stop të divorcuarve. Zotëria të lërë numër telefoni në gazetë, jo në redaksi. Ju mirëpres. Syri i kaltër.

Jam Joana nga Tirana 35 vjeçe e divorcuar me arsim të mesëm, me gjatësi 1.70, me trup shumë të rregullt, me paraqitje me noten mbi 8-të. Kërkoj të lidhem me një zotëri për qëllime serioze, i cili të jetë gjer 60 vjeç, të jetë me leje të përhershme në shengen, ose jashtë kontinentit. Të interesuarit të lënë nr. telefoni në gazetë.

Përshëndetje, jam një vajzë e thjeshtë nga Elbasani 32 vjeçe pa histori dashurie, çaloj pak pa histori dashurie, nëse dëshironi një lidhje serioze, lini numrin tuaj në gazetë. Nga një e interesuar. Faleminderit.

Jam 45 vjece e ndarë kerkoj të njoh një person të jete serioz per bashkejetesë. Për më tepër lini ju numër telefoni në gazetë.

Do doja të njihja një person të rregullt për të krijuar familje nga mosha 47-52 vjeç, të jetë punëtor dhe pa vese të këqia. Do preferoja të jetonte jashtë shtetit në USA, Angli, ose Kanada, vendet perendimore. Mosha ime është 44 vjeç, trup të rregullt bionde, simpatike. Pres përgjigje në gazetë. Beqarja.

Jam një grua 45 vjeçe nga Vl. Jam vetëm por do të doja një djalë po nga Vlora gjer në moshen 25 vjeç, të jetë i bukur, se këtë e kam shumë problem, vetëm për qejf. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë se e marr unë.

Përshëndetje, jam Leonda dua të lidh jetën me një mashkull serioz të divorcuar simpatik mosha 40-45-vjec. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Ju faleminderit.

Jam një zonjë nga Tirana 56 vjeçe, burri më ka vdekur prej vitesh, deri tani kam rritë dy fëmijë dhe ata shohin jetën e tyre. Por jeta nuk shtyhet më vetëm, dua të vendos për jetën time e pse mos të jetoj dhe unë jetën time. Rinia iku, të pakten të gëzoj këto vite që më kanë ngelur. Dua të gjej njeriun e duhur siç jam vetë, jam femër e rregullt e dashur, e sinqertë, e mbajtur dhe dua një nejri për lidhje serioze, jo tallje të ketë shtëpi të jetojë vetëm, të jetë familjar i rregullt, ti ketë vdekur gruaja ose të jetë i ndarë por pa probleme, të jetë i moshës 58-60 vjeç, jo më tepër se jam e mbajtur vetë. Të jetojë vetëm në Tiranë. Kujt i intereson ky mesazh të më shkruaj, ishalla jemi me fat këtë vit. Nga mua nuk do të zhgënjeheni. Nuk do t’ju mungojë as dashuria as respekti, do të jeni njeri me fat. Me respekt Mimoza. Lini numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *