Peshqit-Dashi

Të lindurit në shenjën e Peshqve kanë më shumë tendencë të ëndërrojnë, ndërsa Dashi është më me këmbë në tokë. Sigurisht, Peshqit mund t’i ofrojë Dashit reflektimin e tij të pazakontë mbi botën, ndërsa Dashi, ta pasurojë me aftësitë e veprimit. Por Dashit i mungon në përgjithësi durimi dhe e ka të vështirë të bëjë lëshime, duke rrezikuar t’i largojë Peshqit. Me pak fjalë, një miqësi me kompromise…

Peshqit-Demi
Peshqit dhe Demi merren vesh shumë mirë dhe janë miq të shkëlqyer, meqë kanë që të dy respekt për tjetrin dhe janë origjinalë. Këto dy shenja kanë shije që plotësojnë njëra-tjetrën. Dashuria për natyrën e Demit pajtohet me anën artistike të Peshqve dhe të dy miqtë mund ta kalojnë kohën duke vështruar mrekullitë e natyrës dhe duke i fiksuar këto momente me vizatime apo foto. Ndjeshmëria e Peshqve trajtohet shumë mirë nga takti i natyrshëm i Demit, gjë që bën të lindë një miqësi e qëndrueshme dhe jetëgjatë.

Peshqit-Binjakët
Megjithëse shpesh shoqërohet nga manipulimi, një miqësi mes Peshqve dhe Binjakëve është e mundur. Binjakët janë oratorë të lindur dhe mund të kapin lehtësisht vëmendjen e mikut Peshk dhe ta tërheqin drejt aktiviteteve ndaj të cilave ai nuk është mësuar, si lojërat shoqërore, ose kuicet, ku Binjakët shkëlqejnë. Peshqit mund të mbështeten edhe tek elasticiteti dhe aftësia për t’u përshtatur që kanë Binjakët, për ta tërhequr nëpër ekspozita apo shëtitje në natyrë, me kusht që të mos jenë shumë të gjata, sepse Binjakët mërziten shpejt.

Peshqit-Gaforrja
Miqësia mes Peshqve dhe Gaforres do të jetë e karakterizuar nga pasioni i përbashkët për artin. Që të dyve u pëlqejnë aktivitetet kulturore dhe artistike, kështu që do të kalojnë momente të këndshme duke vështruar një pikturë, duke u zbavitur në një koncert, ose duke parë një pjesë teatrale. Gaforrja nuk do ta ketë të vështirë të tërheqë mbi vete gjithë vështrimet, ndërkohë që Peshqit preferojnë të qëndrojnë të tërhequr. Kjo miqësi ka shanse të zgjasë nëse Gaforrja mban nën kontroll arrogancën dhe eviton lëndimin e mikut të tij, Peshqit, që është i ndjeshëm dhe krenar.

Peshqit-Luani
Me shumë pak pika të përbashkëta, miqësia mes një Peshqit dhe një Luani rrezikon të jetë sipërfaqësore! Ata të dy e kanë të vështirë të merren vesh me njëri-tjetrin. Luani, në fakt, është zemërak dhe ka nevojë për mirënjohje e admirim, ndërkohë që Peshqit është shumë i ndjeshëm dhe me kokën në re. Megjithatë, ata të dy mund të kalojnë së bashku momente të këndshme, falë prirjes për artin, por Peshqit nuk duhet të lëndojë narcizizmin e mikut të tij Luan, që dëshiron të dalë gjithmonë i pari.

Peshqit-Virgjëresha
Që të dyja shenjat kanë një karakter të ndrojtur e të rezervuar dhe mund të jenë miq të shkëlqyer. Ata nuk i pëlqejnë gjërat e paparashikuara, por i planifikojnë mbrëmjet e tyre deri në detajet më të vogla, për të mos u lënë asnjë vend të papriturave. Peshqit dhe Virgjëresha e kalojnë kohën duke folur për politikën, kulturën apo modën, me diskutime pa mbarim. Megjithëse Virgjëreshës logjike nuk i pëlqen mungesa e reflektimit të Peshqve, këta miq janë mjaft të qetë dhe të mirëkuptueshëm, për të pranuar veçantitë e gjithsecilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *