Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Parathënie nga libri “Përtej shtrembërimeve”!
Rituale satanike në mesnatë në varrezat e Durrësit, eksperti i kriminalistikës jep detajet e rënda dhe ngre alarmin 
Doktori i Vip-ave në Stamboll Arten Dyrmishi: Jeni për një buzëqeshjen Hollivudiane?!

Rituale satanike në mesnatë në varrezat e Durrësit, eksperti i kriminalistikës jep detajet e rënda dhe ngre alarmin 

Ritualet satanike po përhapen kudo në Shqipëri. Madje ka pasur edhe sakrifica.

Alarmin e jep eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. 

Ai deklaroi se grupet satanike janë shtuar shumë në Shqipëri, teksa sipas tij këtu ata kanë gjetur “parajsën”.

Advertisement

Ai renditi varrezat e Durrësit dhe të Shkupit ku janë kryer rite satanike, por ndryshe nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut personat që e kanë kryer këtë veprim janë ndëshkuar.

“Këto rite bëhen kryesisht në orët e vona të natës dhe në vende të ndryshme, përfshi edhe varrezat. Ka njerëz që përmes magjisë së zeze duan të ndikojnë në botën e përtejme në shpirtrat e personave që kanë urryer apo që i kanë dashur duke i dërguar sipas tyre në ferr apo duke i rikthyer ata që kanë dashur.

Pak kohë më parë mësuam se një rit satanik ishte bërë në varrezat e Durrësit. Sëfundmi kemi patur edhe një rast në varrezat e Shkupit”, tha Karamuço duke theksuar se sektet satanike bëjnë rite të ndryshme.

Ka rite që xhirohen gjatë natës dhe hidhen në rrjetet sociale. Ka patur mjaft raste që janë shkruar gjëra të ndryshme mbi pllakata në këto varreza. Secili sekt ka doktrinën e tij. Ata e bëjnë këtë për interesat e tyre kriminale”, tregon eksperti.

Sakaq, foto dhe video të ndryshme qarkullojnë në rrjetet sociale për rite satanike në Shqipëri.

Në njërën prej tyre shihet një person i veshur me një pelerinë të zezë, pranë bregdetit në orët e vona të mbrëmjes ose në kohë muzgu që mban në duar një qen dhe përpiqet ta mbysë. Ndërkohë persona të tjerë që qëndrojnë në distancë prej tij e filmojnë. 

Këto pamje janë komentuar nga eksperti i kriminalistikës.

“Në brigjet shqiptare sidomos gjatë verës edhe për shkak të disa elementëve që u duhen atyre, mundohen të kryejnë disa rituale pranë plazheve ku ndër vite ka pasur informacione për kafshë të ngordhura dhe të djegura.

Unë këtë video e kam parë dhe më shumë kam lexuar komentet. Ajo që kam kuptuar është se ata kanë bërë një ritual me një gjuhë që nuk kuptohej. Nuk e kanë sakrifikuar dot kafshën dhe janë futur në det për ta mbytur. Vetëm kështu mund ta kuptoja”, u shpreh ai.

Sipas tij video mund të jetë xhiruar në Patok, Seman ose Velipojë. 

Dyshimet janë se këto akte kryhen nga grupet rinore që vijnë nga jashtë. 

“Informacionet e mëparshme kanë qenë për Velipojën, Patokun, pse jo edhe për Semanin. Informacionet paraprake kanë qenë për disa party rinore që vijnë edhe nga jashtë. Këto video kanë edhe një specifikë. I shpërndajnë me njëri tjetrin që e kanë bërë ritualin dhe më pas ka rrjedhur kjo video.

Ata kanë disa elementë që e lidhin, janë disa elementë metafizikë. Këto quhen platonike. Por me aq sa kemi ne aty mund t’i japim dot një element të plotë. Veshja duket si pelerinë e zezë. Alarmi më i madh është që kemi arritur deri këtu. Rinia është e atashuar dhe kanë një kureshtje për këto lloj ritualesh.

Nesër disa prej këtyre që mund të shkojnë edhe te vrasja e njerëzve. Ata kalojnë në sprova të vështira. Disa drejtohen me një lloj ndërgjegje të lartë duke marrë në konsideratë edhe njohuri që i marrin edhe nga librat.

Problemi i Shqipërisë është se kemi shumë pak njohuri. Kjo veprimtari ka elementë kriminalë. Videot janë hequr sepse ai që i mëson i ka kërkuar të hiqen videot. 

Shumica prej këtyre videove kanë disa kode që ne nuk i kuptojmë. Aty mund të shohim që mund të jetë sakrifikuar një kafshë por nuk identifikojmë dot grupin dhe as kultin”, tha Karamuço.

Arsyeja pse shpesh herë këto grupe zgjedhin qentë për t’i sakrifikuar është fakti që janë lehtësisht të gjendshëm në rrugë. 

Qentë zgjidhen pasi gjenden kollaj në rrugë. Pasi ata kërkojnë thjesht një frymor për ta realizuar”, deklaroi eksperti. 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Parathënie nga libri “Përtej shtrembërimeve”!

Next Post

Doktori i Vip-ave në Stamboll Arten Dyrmishi: Jeni për një buzëqeshjen Hollivudiane?!

Advertisement