Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Parathënie nga libri “Përtej shtrembërimeve”!

ZENO JAHAJ AGRON BERDAJ
Përtej shtrembërimeve…
LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE E POPULLIT SHQIPTAR
Tiranë, 2021

Mirënjohje Frederik Mehmet Agollit, me karrierë drejtuese në shkollat ushtarake, me trashëgimi vlerash njerëzore dhe atdhedashëse, i cili sponzorizoi botimin e këtij libri.
Redaktor: IDAJET JAHAJ
Arti grafik: AGRON SEJAMINI

Dëshmorëve të Atdheut dhe veteranëve të Luftës

Advertisement

Parathënie
Autorët e librit, Zeno Jahaj dhe Agron Berdaj, ushtarakë të lartë në pension, paraqiten me librin “Përtej shtrembërimeve: Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e Popullit Shqiptar”.
Libri është një punim kompleks, ku gjallon teoria (filozofia) e luftës, gjeopolitika, sociologjia ushtarake, e të tjera, të gjitha këto në një kuader e sfond historik të përcaktuar qartë.
Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, është një nga momentet dhe perspektivat kombëtare më kulmore të historisë së tij. Si e tillë, ajo ka tërhequr angazhime të mëdha studimesh shkencore, historike e arkivore, nga institucione akademike, universitare; nga ish partizanë e studiues ushtarakë të cilët, menjëherë pas Luftës dhe përfundimit të
-7-
Nga Sali ONUZI

akademive ushtarake jashtë Shqipërisë, iu përkushtuan shkrimit të historisë ushtarake të saj; nga autorë të tjerë prestigjiozë vendas e të huaj, etj. Prandaj edhe përvojën e kësaj lufte, e bënë një kolonë të Artit ushtarak të Forcave të Armatosura. Kjo nuk ka qenë e nuk është çështje kërshërie, po një nevojë profesionale për ushtarakët. Autorët e kanë ndjerë detyrim profesional të materializojnë atë çka vlerëson edhe historiani ushtarak amerikan, Trevor N. Dupuy se, për ushtarakun, labortatori i vërtetë ka qenë gjithmonë historia ushtarake dhe se versionet ushtarake të stërvitjeve, manovravedhetekstevekurrë nukmundtëprodhojnëpjesën përbërëse thelbësore të Luftës, që është frika nga mjedisi vdekjeprurës.
Ç’të reja sjell ky libër?
Për t’u ndalur vetëm në disa prej tyre, do theksoja se, duke përshkruar kuadrin gjeopolitik, parimet e konceptet politiko-ushtarake të Luftës së Dytë Botërore në shkallë globale, autorët identifikojnë natyrshëm, mbi baza treguesish krahasues dhe pa etiketime, qëndrimet e mbajtuara nga forcat politike në Shqipëri ndaj pushtuesve fashistë italianë dhe nazistëve gjermane, si dhe angazhimin, mosangazhimin apo kolaboracionizmin në atë luftë.
Këtë proces ata e kanë parë, siç dhe ka qenë, si një të tërë, të lidhur gjeopolitikisht në shkallë globale me zhvillimet e pasojat e Luftës së Dytë Botërore. Kjo analizë e së tërës
-8-

qartëson dhe saktëson praktikat e veprimet ushtarake të forcave politiko-ushtarake shqiptare, i diferencon ato, siç kanë qenë në të vërtetë. Tragjediani i madh, Eskili, shkruante te “Persët” se “pas pjesës vjen e tëra.” Po kjo “e tëra”, nga disa të vetëquajtur historianë, ose është “harruar”, ose është anashkaluar qëllimisht për të mos dalë në dritë e vërteta, “pjesa”, në rastin konkret veprimet politiko-ushtarake të disa grupimeve politike e ushtarake shqiptare. Paraqitja gjeopolitike globale e së tërës ndriçon këndet e vdekura të krijuara enkas nga shtrembëruesit e djeshëm e të sotëm.
Populli ynë e shpreh shumë bukur, kur thotë se “nuk duhet të pengojnë gjethet për të parë tërë pyllin.” Disa autorë, të mbyllurqëllimisht nëveprimetevockëlaelokaletëforcave e të palëve të ndryshme, kanë nxjerrë prej tyre përfundime fragmentare politiko-ushtarake, të cilat nuk u rezistojnë dot të vërtetave të mëdha dhe nuk justifikohen nga zhvillimi i ngjarjeve në shkallë kombëtare e botërore. Kështu, për shëmbull, mospranimin e aleancës me Frontin Antifashist Nacional Çlirimtar, Balli Kombëtar e “justifikonte” me rrezikun komunist të Partisë Komuniste të Shqipërisë, çka përkonte edhe me propogandën naziste. Kësisoj, nuk “shihnin”ose, më saktë, nuk donin të shihnin se, në Aleancën e Tre të Mëdhenjve bënte pjesë edhe Bashkimi Sovjetik i udhëhequr nga komunistët, i cili mbajti peshën më të rëndë në Luftën e Dytë Botërore.
Madje edhe sot, disa autorë të ideologjizuar me këtë
-9-

propogandë, vazhdojne të justifikojnë Ballin Kombëtar, i cili përveç disa aksioneve dhe luftimeve kundër pushtuesit, u përfshi deri në bashkëpunim me fashistët italianë, madje edhe më hapur me nazistët gjermanë, pikërisht kur Aleatët e Mëdhenj Perëndimorë bënin thirrje për aksione e pjesëmarrje në luftë. Prandaj Aleatët, siç e kërkonte koha, mbështetën Frontin NÇ, jo se nuk e dinin se kush e udhëhiqte, as sepse pajtoheshin ideologjikisht e politikisht që Partia komuniste të vinte në pushtet, por sepse vetëm Fronti NÇ dhe UNÇ zhvilluan luftë reale me pushtuesit.
Për këto e të tjera arsye, duke analizuar shtrembërimet që i janë bërë asaj lufte, libri sjell interpretime të reja. Qëllimi i librit nuk është evidentimi i autorëve të tezave të dështuara, por analiza shkencore e atyre tezave, çka nxjerr vetiu edhe shtrembërimet, deri edhe fallsifikimet që i janë bërë kësaj Lufte për qëllime dhe interesa politike të ditës.
Në studimin e tyre mjaft interesant, autorët u janë adresuar rreth 200 referencave nga institute shkencore, autorë seriozë dhe materiale autentike arkivore, kryesisht perëndimore, të lidhura me atë kohë. Referencat e sjella, dokumentet dhe faktet e paraqitura si një arbitër i paanshëm, ripohojnë përfundimin e arritur edhe nga nga këto referenca, se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shqipëri ishte një fakt historik, që çliroi vendin dhe e radhiti atë përkrah Aleancës së Madhe Antifashiste Botërore dhe që dha një kontribut të vyer në raport me popullsinë e vet të vogël.
-10-

Libri është relativizuar si në dimensionin strategjik ushtarak të nivelit të teatrit europian, ashtu edhe në dimensionin e teatrit ballkanik dhe të hapësirave kombëtare shqiptare. Në këtë kuadër, autorët kanë analizuar dhe interpretuar kapacitetet ushtarake të forcave e grupimeve politiko-ushtarake pjesëmarrës në atë luftë, duke identifikuar aftësitë apo paaftësitë e tyre për të formuar ushtri; për të dalë apo për të mos dalë nga mentaliteti klasor e mesjetar; për t’u shtrirë në të gjitha hapësirat e vendit (siç ndodhi me forcat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare), apo për të mbetur
brenda çifligjeve të komandantëve të tyre e për të mos pranuar forca të tjera luftarake antifashiste e antinaziste shqiptare në krahinat e tyre (siç ndodhi me forcat e Ballit Kombëtar, Organizatën Kombëtare Lëvizja e Legalitetit apo grupimet e bajraktarëve në disa zona të vendit), çka solli përplasje me forca të caktuara të UNÇ.
LANÇ e popullit shqiptar i mundësoi Shqipërisë një pozitë morale dhe zyrtare ndërkombëtare. Një Shqipëri antifashiste, e radhitur ne krahun e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, falë gjakut të derdhur dhe luftës së bërë, ishte një sfidë e madhe historike që e bëri atë të njohur e të referueshme në organizmat aleate ndërkombëtare të kohës. Ajo luftë filloi pikërisht më 7 Prill 1939 dhe në atë vit të shpërthimit të LuftëssëDytëBotërore, shqiptarët ishintëparëtnëEuropë që hapën zjarr kundër fashizmit. Ndërkohë, fuqitë zyrtare europiane e botërore të kohës, bënë veshin shurdhër për ta dënuar Italinë fashiste me termat dhe forcën që kërkonte
-11-

akti barbar i agresioni të saj ndaj një populli të vogël dhe një vendi që kishte qenë anëtar i Lidhjes së Kombeve. Ishte vetë qëndresa dhe lufta e popullit shqiptar që i detyroi tre aleatët e mëdhenj antifashistë të deklaronin në Dhjetor 1942 se njihnin luftën e popullit shqiptar dhe se ripohonin pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.
Më 28 nëntor 1944, kur po festohej 32 vjetori i Pavarësisë dhe Çlirimi i Tiranës, në tribunën e ceremonisë së parakalimit të njësive të UNÇ, në krah të udhëheqjes dhe të flamurit shqiptar, qëndronin edhe përfaqësuesit e SHBA, Britanisë së Madhe e të Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë që në qiellin e Tiranës fluturonin gjashtë avionë ushtarakë britanikë dhe flamuri amerikan valvitej lirisht…
Libri është shkruar duke u bazuar në të dhëna të sakta, siç është natyra e ushtarakëve. Autorët e tij na kanë dhënë një vepër dinjitoze, të shkruar me stil të rrjedhshëm dhe qartësi të admirueshme.
Urime autorëve dhe rrugë të mbarë librit të tyre!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bujar Tafaj, "gardiani" i Tiranës së viteve ‘60

Next Post

Rituale satanike në mesnatë në varrezat e Durrësit, eksperti i kriminalistikës jep detajet e rënda dhe ngre alarmin 

Advertisement