Është vetëm 17 vjeç dhe tashmë sapo ka hyrë në tregun e muzikës. Ky është Melos Azemi ku këngën e sapo lansuar me tekst-video është shkruar nga vetë ai kur ishte një vit në Amerikë ndërsa produksioni dhe aranzhmani nga Florent Boshnjaku. Por ai nuk është i vetmi artist i lindur në familje, pasi rrjedh nga një familje muzikantësh dhe është djali i artistit të njohur Fahrush Azemi. Melosi i bie shumë mirë dhe pianos ku ka qenë për 6 vite në shkollën e muzikës Prenk Jakova dhe që i vogël ishte aktiv si solist në organizimet e festave në shkollë. Kënga e tij e parë që sapo është publikuar është baladë dhe mban titullin “Mos m’harro” dhe ka nisur të pëlqehet mjaft.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *