Tradhtia
Një burrë shkon te mjeku, shumë i tronditur dhe i thotë:
– Doktor, gruaja ime është shumë e bukur dhe më tradhton vazhdimisht! Çdo natë shkon te bari i Marios dhe bën seks me burrin e parë që ia kërkon këtë… Po çmendem! Më thoni, ju lutem, çfarë të bëj?
– Mbi të gjitha, qetësohuni, zotëri dhe më thoni me saktësi; ku është ky bari i Marios?

Në klinikë
Aktorja e njohur, shkon në klinikë dhe pyet: – Duhet të zhvishem?
– Jo, jo, s’është nevoja… – përgjigjet mjeku. – i kam parë të gjithë filmat tuaj…

Mes kanibalësh…
Burri: – Vëllai yt nuk më pëlqen…
Gruaja: – Mirë, i dashur, dakord, po ha patatet të paktën…

Çifti
Një burrë dhe një grua bëjnë dashuri në makinë, në mes të errësirës. Pas herës së parë, gruaja kërkon edhe një tjetër dhe burri s’ia prish. Pas së dytës, ajo kërkon dhe një tjetër dhe ai prapë nuk ia prish… pas së tretës, gruaja vazhdon të kërkojë… Atëhere, burri i përgjigjet:
– Të dal pak nga makina sa të marr veten?
Kur del jashtë, burri sheh dikë tjetër që ka ndaluar makinën e tij dhe po i ndërron gomën. Atëhere shkon tek ai dhe i thotë: – Kam në makinë njërën që nuk ka të ngopur… të vjen keq të shkosh ti tek ajo dhe ta ndërroj unë gomën?
Burri habitet me këtë kërkesë, por duke e parë se e ka seriozisht, futet në makinën e errët… Pas pak, vjen një polic dhe, me elektrik, ndriçon makinën. Duke parë çiftin brenda, ai pyet:
– Çfarë bëni këtu?
– Po bëj dashuri me gruan time! – përgjigjet burri.
– Ashtu? Duhet ta bëni në makinë ju, s’mund ta bëni qetësisht në shtëpinë tuaj?
– Në fakt… keni të drejtë, por unë, tani që ndezët ju elektrikun e mora vesh se ishte gruaja ime…

Ndryshimi
– Ku qëndron ndryshimi mes një avokati të pandershëm dhe një tjetri, të ndershëm?
– I dyti është i papunë!

Dembeli
E vunë një dembel të çante drutë, por po vonohej. Atëhere shkuan ta shihnin.
– Pse, ulur çahen drutë? – i thanë.
– Po e provova edhe shtrirë, por nuk i çava dot, ndaj vendosa të qëndroj ulur.
Pijaneci i penduar
Një pijanec kishte ulur kokën në banakun e klubit dhe qante me dënesë. Banakierit i erdhi keq dhe e pyeti:
– Përse qan?
– Lëre, se mbrëme e shita gruan për një shishe konjak…
– Mos je penduar dhe do ta kthesh përsëri?
– Kurrën e kurrës! – ia priti pijaneci. – Jam penduar vetëm që nuk e shita për dy shishe të paktën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *