Ndoshta do më gjykoni por unë jam e lidhur me një serbe, ajo jeton në Shqipëri. Dhe ka lindur një debat i madh mes nesh, më quan rracist, sepse i shaj gjithë kohen skuadren dhe rracen e tyre. Ajo është vajzë e mirë, dhe për këtë arsye më vjen keq, dhe nuk me thote asgje te keqe per shqiperine. Më thotë që një gjest nuk mund të përfaqësojë një kombë të tërë. Nuk janë gjithë serbët e këqinj. Doja të martohesha me të, por kam problem me familjen. Bashkëjetoj me të, dhe familja më thotë që nëse e merr më mirë na përjashto ne si familje. Gjithçka nisi në Francë me këtë vajzë, e njoha në universitet, u lidhem si aventurë, por u bë diçka shumë serioze. Kam 4 vjet. Do të martoheshit ju me një serbe, si do vepronit në këtë rast, a do lejonit që për shkak të rracizmit të prishnit një lidhje?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *