Të dashur miq,
Me shumë dashamirësi ju kërkoj të më mirëkuptoni në këtë shkrim mbi një çështje mjaft të përfolur në këto ditë mjaft të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të jesh demokrat do të thotë shumë për secilin që e ndjen vërtet veten ashtu. Partia Demokratike është partia me vlera dhe ideale që përbëhet nga njerëz me shumë virtyte dhe ndershmëri. Demokratet janë njerëz me vizion, objektiva dhe të brishtë. Këtë kam mësuar në rrugëtimin tim si demokrat dhe pjesë e strukturave të saj.
Në këto ditë aspak të mira siç e citova për Shqiptarët mungon një zë i fuqishëm, një zë që do të thotë shumë për një shtet. Mungon zëri i Opozitës gjithëpërfshirëse dhe të bashkuar.
Të dashur kolegë,
Mos harroni që Partia Demokratike është parti, e cila përbëhet nga ne dhe pa ne nuk është asgjë. Ndërsa në këtë muaj dëgjojmë shumë për ndarjen e Partisë Demokratike. Më shqetëson shumë të mos reagoj. Në gjithë këto ditë jemi marrë dhe kemi luftuar njëri tjetrin në mënyrë absurde dhe banale. Mos harroni jemi ne të cilët mund ta sjellim atë në pushtet ose ta lemë në opozitë përfundimisht dhe duhet të jemi të gjithë së bashku për të arritur këtë qëllim të madh. Mos harroni që dhe ai më i dobti në këtë parti është më i forti ditën e votimit. Mos harroni për çfarë duhet vërtetë të luftojmë. Mos harroni kush është e keqja e vendit. Mos harroni fort të dashur kush po na telendis në këto ditë të vështira. Më besoni në mendimin tim që e keqja e Shqipërisë nuk është as Basha, as Berisha. Është gjakpirësi i të gjithëve ne, Edi Rama.
Unë e kuptoj që nuk ka dy njerëz në këtë botë që e shohin diçka në mënyrë të njejtë por kjo sdo të thotë që duhet të luftojmë brenda llojit me këtë gjuhë dhe veprime tipike të njerëzve të vegjël.
Demokratë lijini ta zgjidhin vetë Basha-Berisha hendekun e krijuar. Mos harroni ata ishin bashkë para 9 shtatorit. Detyra jonë është të qendrojmë të bashkuar, të përkrahim njëri tjetrin me dashamirësi, solidaritet dhe respekt sepse në fund të ditës dhe historisë do të jemi sërish bashkë në të njëjtat ambiente në të njëjtat salla, kafene apo lagje. Të zbrasim veten nga energjitë negative dhe të mos harrojmë kush po na dërgon drejt dëshpërimit sepse nuk është as njëri, as tjetri, por është e keqja që po forcohet dhe fuqizohet nga neglizhimi ynë dhe lufta jonë e brendshme.
Ka vetëm dy kohë në jetë: TANI dhe SHUMË VONË.
Ndaj reflektoni!
Miqësisht,
Marjan Geci
(Sekretar Grup-seksioni Tirana 11)