Një ditë si ajo e Halloween-it, në të cilin personazhet publik transformohen për një grimë, shumica e tyre festojnë me veshje personazhesh përrallash, të vërtetë, po dhe të sajuar, Kristina Marku kujton përmes vargjesh të ndjera poezie të atin dhe vëllain, që ikjen e patën të beftë, për në përtejbotë. Ajo e trishtuar tregon për vitet e gjata të mungesës së tyre, për pritjen e vazhdueshme, që asnjëherë nuk u finalizuar me ardhje, për modelin e përkryer të atit të dhembshur e plot përgjegjësi për të rritur fëmijët, për vëllain që sakrificat i kishte vetëm një mënyrë për të treguar se ishte i gjendshëm në të gjitha kohët. Më tej, Marku kujton edhe raportin e atit dhe vëllait me të tjerët. Një formë elegjie që thotë shumëçka për zbrazëtinë që i lanë asaj këto ikje. E ndërsa nëpër vargje lexon dhimbjen të copëzuar, mrekullisht bukur ajo lutet për shpirtrat e tyre, që të ndrinë në Parajsë, që të prehen në amshimin e dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *