Pas përmbylljes me sukses të spektaklit “Yje në Lëkurs” të organizuar në Sarandë verën e sivjetshme, regjisori dhe producenti Sokol Guga ka nisur të bëhet gati për edicionin e ri të spektaklit më magjiplotë të dhjetorit. “Krishtlindje në Tiranë” do të vijë krejt ndryshe në këtë vit të shtatë organizimi, ku me bindje mund të themi se është kthyer në një event traditë. Këtë vit pritet një numër më i madh shikuesish të përgjedhur e për pasojë edhe një vend me kapacitet më të madh, që do të mirëpres figura të njohura të skenës, njerëz dhe dashamirës të artit. Ashtu si vitet e tjera, një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe skenografisë. Akoma nuk dihen detajet e skenës madhështore, e cila do të shërbejë në një formë edhe si shkëmbim përvojash mes artistësh të huaj dhe vendas. Emrat që Sokol Guga ka zbuluar në rrjetet e tij sociale janë disa, ndër të cilët do të përmendim, këngëtarin e famshëm italian Albano Carrisi, fituese e Eurosong-ut e para disa viteve, Ruslana apo grupi Rednex etj. Të tjera surpriza nga “Krishtlindje në Tiranë” do t’i mësojmë në ditët në vijim, kur Guga Production dhe vetë producenti të dojë të bëj të tjera detaje publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *