Para disa javësh Stresi njoftoi se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim të ri me një nga reperët më të njohur në Britani, C Biz.

Ai publikoi në Instagram një video me reperin në fjalë, teksa të dy shfaqeshin në një studio muzikore. Vetë Stresi tregoi se ndihet shumë i nderuar që pati mundësinë të njihet me C Biz dhe që për më tepër do të ketë edhe një duet me të në repertorin e tij.

Ndërkohë së fundmi Stresi ka zbuluar detaje të reja nga bashkëpunimi me C Biz. Reperi shqiptar ka postuar një video nga prapaskenat e klipit, i cili duket se është xhiruar brenda një shtëpie. Po ashtu ai ka publikuar edhe një video nga një pishinë, ku ka xhiruar me disa vajza seksi.

Stresi ka zbuluar se kënga e re do të mbajë titullin “Sometimes I’m Feeling Good” dhe pritet që të publikohet shumë shpejt.

https://www.instagram.com/p/CNYiHdrJ7Aa/?igshid=l8q2bzg2v5og

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *