Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic do marrë pjesë në një film. Vetë 39-vjeçari ka treguar se do marrë pjesë në filmin e famshëm Asterix e Obelix, një realizim i ri francez dhe me kasë të shkëlqyer aktorësh shto këtu edhe një futbollist si ai suedez

Në mediat rozë u fol më herët se sulmuesi do përfshihet në film dhe ja tek e keni. Ai do ketë rolin e tij si Antivirus në filmin më të ri me regjisor, Guillaume Canet. Filmi i famshëm humoristik do të ketë një pjesmarrje elitare nga kinematografia franceze dhe emra si Marion Cotillard, Vincent Cassel, këngëtarja Angele, reperi Orelsan do të shoqërohen edhe nga lojtari suedez me një personazh të quajtur “Antivirus” siç e njoftoi vet edhe në Instagram.

Filmi që fillimisht u mendua të xhirohej në Kinë por ndryshoi për shkak të pandemisë pritet të dalë në vitin 2022 ndërsa më pare edhe sportistë të tjerë si Michael Schumacher, Zinedine Zidane, Tony Parker e Amelie Mauresmo janë bërë pjesë e filmit Asterix në Lojërat Olimpike që u shfaq për shikuesit në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *