Javën e kaluar ju treguam për 10 fantazitë më të përhapura erotike femërore. Nganjëherë, këto fantazi janë të realizueshme, nganjëherë jo, por ka raste që pendohesh pse i bën realitet… Burrat, në përgjithësi, janë të gatshëm t’i vënë në praktikë fantazitë e grave, ama ato që janë të realizueshme, jo ato që nuk përfshijnë fare burrin, apo që e përfshijnë së bashku me zjarrfikësin (më mirë do të ishte me një grua tjetër, për ta). Vetëm se, gjatë rrugës mund të dalin probleme të vogla, të paparashikueshme, që të heqin gjithë dëshirën. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk mund ta riprovosh, me ndonjë ndryshim të vogël…
1. Në një plazh të shkretë
Fantazia: Ja, një fantazi që do ta quajmë “fantazia Ursula Andres/Xhejms Bond kundër Dr No». Dashuri në plazh; sa gjë romantike! Lëkundja e valëve, dielli që perëndon duke përqafuar qiellin, ndërsa dëshira bën të njëjtën gjë me trupat tanë të nxirë. Seksi, me shijen e kripës në buzë dhe rërën e ngjitur pas kurrizit.
Realiteti: Kjo rërë e ngjitur pas… po vërtet, shumë rërë ka… dhe nuk më është ngjitur vetëm pas parapanicave… Ju e dini, organi seksual mashkullor duhet trajtuar me kujdes dhe jo të fërkohet me letër zmerile numër 12, sepse kjo është ajo që po ndodh në këtë moment. Rezultati i ekuacionit «rërë+fërkim» është shpesh «dhimbje e madhe», bashkangjitur me «mungesë marrëdhëniesh seksuale për dy javë». Me një fjalë, plani nuk është edhe kaq i mirë. Kujdes, sa më e hollë të jetë rëra, aq më i madh rreziku, sepse është më e vështirë për ta gjetur, pra, për ta pastruar. Sigurisht, plazhi me guriçka duhet evituar nëse do t’i kesh gjithë kockat në rregull. Mbetet problemi i izolimit të këtij plazhi të famshëm. Është për të ardhur keq, por në ditët tona, vështirë të gjesh një plazh të shkretë. Edhe në një ishull të humbur të Paqësorit do të shohësh të zbarkojnë një grup nudistësh gjermanë, ose një ekip xhirimi të Koh-Lantës (realitet shou, ku pjesëmarrësit jetojnë në kushte ekstreme). Është një zhgënjim më vete, civilizimi!

2. Në ashensor
Fantazia: Ajo ndjehet kaq mirë në ashensor, sa të bëni dashuri aty, është fantazia e saj, të cilën do ta vërë në jetë këtë mbrëmje, kur të ktheheni të dy nga një festë. Portat e ashensorit mbyllen dhe pak pasi keni kaluar gjysmën e rrugës, ajo shtyp butonin «stop».
Realiteti: Partneri, duke nxituar të hapë zinxhirin e pantallonave (koha është e numëruar), shpreson që ndonjë fqinji, të mos i ketë lindur dëshira të shëtisë bulldogun e tij në mes të natës. Në ethe, ai mundohet gjithashtu të largojë nga vetja mendimet klaustrofobike që e pushtojnë… Vëllimi i paktë i ajrit në këtë kuti metalike… Nxehja e mjedisit që fillon të shfaqet. «Uh, bën vapë, apo jo? Nuk e ke të vështirë të marrësh frymë?», pyet ai duke i rrjedhur djersa mbi fytyrë… «Jo, jo, unë e kam mendjen te kjo që po bëjmë», e qetëson më pas veten. Papritur, ai ngrin: «Po sikur të mos niset prapë ashensori, çfarë do të bëjmë?». Në këtë moment, ajo gati sheh lot në sytë e partnerit të frikësuar, që ka vetëm një dëshirë: Të ngrejë shpejt pantallonat dhe të hapë me forcë dyert që e ndajnë nga oksigjeni i tij…

Në avion
Fantazia: Fantazia e saj është të arrijë qiellin e shtatë në një lartësi prej 10 mijë metrash mbi tokë. Ka dy mënyra për këtë, të njohësh Supermenin, ose të bësh një udhëtim me avion. Koncepti, mjaft eksitues, zgjon te mashkulli Maverikun (Tom Kruz në filmin «Top Gun») që fle tek ai. Mbeten vetëm disa detaje praktike: Ku të bësh dashuri, në këtë hapësirë të mbushur plot me pasagjerë dhe stjuardesa (apo imagjinon sikur je në një xhet privat)? Përgjigjen e dini: Në tualet, sigurisht.
Realiteti: Një problem tjetër; ju nuk jeni milingona që të bëni seks në një hapësirë kaq të ngushtë… Hajde se mund t’ju nxërë të dyve, por lëvizjet tuaja nuk i «nxë». Pa llogaritur këtu që tualetet, edhe kur janë në biznes klas, nuk janë një vend i shkëlqyer për t’u eksituar. Të vësh të pasmet në një VVC ku sapo ka shkuar ai plaku që vajti para jush, kjo nuk të bën të ndjehesh i/e eksituar. Pa folur këtu për erën… Megjithatë, nëse jeni pak akrobat dhe arrini të harroni dritën si e ajo e supermarketit, njollat në pasqyrë, dorezën e derës që ju futet në të pasme dhe trokitjet e personelit të avionit, që i njohin këto situata, përfitoni sa të mundeni…

Në një fushë
Fantazia: Ah, fushat me grurë, lëndinat, kullotat, aq të bukura dhe mikpritëse kur kalon pranë tyre me shpejtësi, në autostradë… Fantazia e disa grave nga qyteti është pikërisht të bëjnë dashuri pikërisht aty, një lloj rikthimi afër tokës, një forcim lidhjesh me natyrën nëpërmjet ekstazës seksuale, ku edhe humusi i tokës mban erë të mirë. Me flegrat e zgjeruara dhe me shqisat gati, pjesa kafshërore e burrit përgjigjet «këtu», në këtë apel.
Realiteti: Problemi është se natyra është shumë-shumë e pranishme… në të gjitha format e saj. Kemi këtu një rresht të gjatë insektesh thithëse dhe shpuese që sulmojnë çdo copëz të lëkurës suaj lakuriqe, folenë e milingonave mbi të cilën keni vënë gabimisht kokën, gjethet e hithrës që ju prekin pjesët intime, etj. Edhe ai guri me majë në kurrizin tuaj, është pjesë e natyrës. Edhe kakërdhitë e deleve që nuk i kishit parë deri tani, janë natyrë. Në këtë moment, pyet veten nëse natyra është dakord që ju të bëni gili-vili në gjirin e saj. Stop, mjaft i bëtë pyetje vetes, përgjigjja është «jo». Jo më kot, qëkur kuptoi këtë gjë, qenia njerëzore shpiku shtëpitë me kate, dyshekun me susta dhe dritaret që mbyllen.

Në det
Fantazia: Asaj i pëlqen të bëjë dashuri në det. Në këtë rast, partneri lë shezlongun dhe me vrap shkon drejt ujit, kapërcen me një frymë peshqirët e fqinjëve dhe zhytet si një lundër deti. Gjatë vrapit, ai duket si David Haselhof në serinë «Bayvvatch». Kur ajo i afrohet atij në ujë, fillon një kërcim dyshe ujor i paparë…
Realiteti: Është e vështirë të ruash ekuilibrin, sepse të dy të dashuruarit kanë vetëm njëri-tjetrin për t’u mbajtur dhe janë në mëshirën e valëve, të cilat i shtyjnë drejt shkëmbinjve, pikërisht aty ku ndodhet një koloni iriqësh deti, ose një tapet algash, ku dy protagonistët tanë duhet të zhysin këmbët me bezdi. Sigurisht, nuk harrojmë që deti është një mjedis armiqësor, plot me rreziqe. Nuk po flas për zhytësit me maska dhe tuba uji që bëjnë rrathë rrotull jush, por për faktin që ju nuk dini të merrni frymë nën ujë… dhe, kur nuk prek fundin me këmbë, zhytesh! Ja edhe roja e plazhit që vjen me vrap drejt jush!

Në kabinën e teleferikut
Fantazia: Ah, ajri i pastër i malit! Është i freksët, të jep fuqi dhe ndonjë grua mendon se është edhe eksitues. Ajo ëndërron të bëjë seks në një kuti të vogël, të varur në qiell, duke vështruar majat e maleve me borë. Partneri, sapo e dëgjon këtë fantazi, me buzëqeshjen trimoshe dhe me veshjen e skive, e siguron se ajo mund të mbështetet tek ai.
Realiteti: Mirë, po duhet vepruar shpejt, sepse udhëtimi nuk zgjat dy orë dhe një fantazi e dështuar, është edhe e shëmtuar. Problemi është se që të dy keni veshur kombinezonet e trasha të skive, të cilat janë të vështira për t’u hequr, pa përmendur këtu këpucët e skive, që të bëjnë të ecësh si Robokopi. Gjithashtu, mund të hash ndonjë goditje fatkeqe me këmbë dhe sigurisht, t’ju bien objektet, si skitë dhe shkopinjtë e tyre. Për më tepër, bën shumë frohtë dhe pastaj, më duket mua, apo lëviz ca si shumë kabina? Mbase do të ishte më mirë të rrinim të qetë dhe të mos lëviznim shumë. Sinqerisht, nëse ti ke shumë dëshirë, e provojmë, po a ia vlen t’i kthejmë pushimet në një kronikë të zezë?

Në kinema
Fantazia: Një sallë e errët, një atmosferë e ngrohtë dhe e rehatshme, njerëz që nuk dyshojnë fare se çfarë mund të bëni ju pas kurrizit të tyre. Skenari është ky: Gruaja ka dëshirë të bëni dashuri aty dhe mashkulli i përfshirë në këtë çështje është dakord…
Realiteti: Sigurisht, duhet të jeni vetëm në radhën e fundit dhe të shpresoni se nuk ka ndonjë nga ata që vijnë me vonesë dhe që, duke kërkuar një vend ku të ulen, të ndriçojnë trupat tuaja me celular. Edhe zgjedhja e filmit ka rëndësi; është e pamundur të bësh dashuri para një komedie, sepse e qeshura e madhe është joproduktive për arritjen e orgazmës. Po kështu, edhe disa filma ku personazhet ëndërrojnë me orë të tëra para dritares, të cilat nuk mbulojnë me zërin e tyre rënkimet tuaja në fund, për më tepër që spektatorët fillojnë të mërziten. Zgjidhni filma lufte plot me shpërthime, apo filma horror, ku njerëzit bërtasin, me kusht që të mos tundoheni për t’i parë pse bërtasin. Jo për gjë, po të shohësh një lumë gjaku që del nga goja e një viktime të gjorë nuk të ndihmon, besomëni. Pastaj, si të veprosh, çfarë pozicioni të marrësh? Duhet të shtrihesh përtokë, aty ku është mbushur me kokoshka, apo të bësh si akrobat me kolltukët me jastëkë shumë të butë dhe me mbështetese duarsh shumë të fortë. Jo shumë e lehtë gjithë kjo… Prit, një ide, po sikur të shihnim filmin më mirë?
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *